Demaçi: vajzat shqiptare ta tregojnë bukurinë pa shamia

Adem Demaçi në një akademi përkujtimore sot ka folur për fushatën ajrore të NATO-s duke thënë se Amerika kishte luftuar nga 10 km lartësi ndërsa shqiptarët kishin hequr të zitë e ullirit në tokë. 

Ai ka akuzuar edhe ish-të dërguarit amerikanë Richard Holbrooke dhe Robert Gelbard duke thënë se ata donin t’ia “mrrotnin” një autonomi kosovarëve. 

“Na ndihmuan kur e panë që vendosën se do të shfarosemi. Amerika luftoi nga 10 km lartësi, ata erdhën të na ndihmonin me zero viktima. Nuk na hidhnin armë sepse frikoheshin se po iu dalim nga dora sepse deshnin të na dirigjonin. Hoolbrook’u dhe Gelbardi deshtën të na mrrotin autonomi” ka thënë ai. 

Në fjalimin e tij Demaçi ka kritikuar edhe “pushtetin” duke iu drejtuar deputetëve. 

” A mos po shëtitni fortë me vetura luksoze, a mos ju deputetët po doni të fitoni që kur të hiqeni nga puna prapë të merrni rroga. Mos i keni harruar flijimet tona. Ka Zot, shumë kanë harruar se ka Zot” ka thënë Demaçi 

Demaçi ka dalë edhe kundër bartjes së shamisë në shkolla duke thënë se Kosova nuk duhet të jetë vend i ‘mullahëve’ dhe se vajzat shqiptare duhet ta tregojnë bukurinë e tyre pa shamia. 

Lajme të ngjashme

Back to top button