Shtatëzënia si “drejtor”

[Recension: Shtatëzënia, pardje largoi nga puna 10 punëtore të tekstilit]

Formulim i pafat që ka çua në titull të pafat dhe në gabim nga këndvështrimi semantik, i cili gjithë tekstit i jep konotacion tjetër.

 

11111Linku deri te artikulli origjinal: Shtatëzënia, pardje largoi nga puna 10 punëtore të tekstilit

 Data dhe koha e publikimit: 08.07.2016

 Data e recensionit: 12.07.2016

 Recensues: Vlladimir Mirçeski

 

 

PUNËDHËNËSIT, E JO SHTATËZËNIA, LARGOJNË PUNËTORË NGA PUNA  

Semantika:

Lloji i fjalës: Emër, gjinia femërore

Pjesë e linguistikës që merret me studimin e domethënies së fjalëve dhe të shprehjeve.

 

Fjali e përpiluar në mënyrë të keqe që rezulton me informatë që nuk është e saktë deri në fund. Me gjasë, qëllimi ka qenë të thuhet se një punëdhënës, për shkak se kanë qenë shtatëzëna, ka vendosur t’i largojë nga puna 10 punëtore. Domethënë, punëdhënësi, i ka larguar nga puna punëtoret, e jo  “shtatëzënia, pardje largoi nga puna 10 punëtore të tekstilit”.

Si duket dëshira për atraktivitet më të madh në konstruksionin e titullit, mirëpo edhe në kreun e artikullit, ka çuar në formulim të palogjikshëm dhe jo të drejtë në kuptim semantik, për të cilën reaguan edhe lexuesit.

Përveç kësaj mangësie, teksti nuk ka probleme të tjera për shkak se plason një lajm, i ka emërtuar dhe i ka përcaktuar burimet që e konfirmojnë ngjarjen dhe në përgjithëse sqarohet problemi me të drejtat e punëtorëve në Maqedoni.

Gjithçka do të ishte në rregull sikur të mos barazohej pronari dhe shtatëzënia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button