Arrestohen në Izmir të Turqisë 11 pjesëtarë të dyshuar të PKK-së

Njëmbëdhjetë pjesëtarë të dyshuar të organizatës terroriste PKK janë arrestuar nga ana e forcave turke të sigurisë gjatë operacioneve anti-terroriste në Izmir, raporton Anadolu Agency (AA).

Burimet nga forcat e sigurisë, duke folur në kushte anonime kanë konfirmuar se gjatë operacioneve janë sekuestruar edhe dhe armë dhe një sërë dokumentesh.

Të dyshuarit akuzohen se i përkasin PKK-së dhe kanë planifikuar të veprojnë në emër të organizatës terroriste, theksoi burimi.

PKK-ja, e cila është në listën e organizatave terroriste nga SHBA dhe BE-ja, rifilloi fushatën e saj 30 vjeçare kundër shtetit të Turqisë në korrik të vitit 2015. Që atëherë, afër 600 pjesëtarë të sigurisë, duke përfshirë ushtarë, policë dhe rojtarë të fshatrave kanë rënë dëshmorë si dhe mbi 5.000 terroristë të PKK-së janë vrarë gjatë operacioneve anembanë Turqisë dhe Irakut verior.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button