‘Zgjedhjet paralele tollovisin situatën, gati për presidencialet!’

Nëse kryetari i parlamentit Trajko Veljanovski sot shpall zgjedhjet për president të shtetit, Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) është i gatshëm që menjëherë ditën e nesërme të mbajë seancë dhe të fillojë përgatitjet për këtë proces zgjedhor, tha kështu për kryetari i KSHZ-së Nikolla Rillkovski. 

“Ne kemi shqyrtuar këtë çështje dhe këtë mundësi se mund të ndodh, dhe sipas njohurive të mia mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare është më se e mundshme, ne edhe për këtë momente jemi bërë gati, të mos spekulojmë nëse do të mbahen me presidencialet apo fillimi i zgjedhjeve parlamentare do të jetë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, si do qoftë nëse ndodhin në rrethin e dytë, do të kemi çrregullim në lidhje me afatet, mirëpo edhe kjo pjesë e punës mendojë se e kemi balancuar dhe do të mund t’iu përgjigjemi edhe të gjitha detyrave tona”, tha ai.

Problem më i madh sipas tij do të ishte nëse në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale do të mbaheshin edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare, për shkak se për njërin proces në të njëjtën kohë do të filloj heshtja zgjedhore ndërsa për tjetrin do të fillonte fushata zgjedhore.

‘Ajo do të jetë çështja më e hidhur, ekziston ajo mundësi, mirëpo mendoj se do ta tejkalojmë dhe do të gjemë zgjidhje, ajo me të vërtet është çështja më e hidhur, që për njërin fillon heshtja zgjedhore për të tjerët fillon fushata zgjedhore” tha Rillkovski.

Një situate e tillë që një pas një të zhvillohen zgjedhjet, sipas kryetarit të KSHZ-së ndodh për herë të parë në vendin tonë.

Kryetari Rillkovski, pret dritën jeshile nga ana e qeverisë që të marrin përsipër, punët për pastrimin e listave zgjedhore./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button