Austria do të konfiskojë shtëpinë e lindjes së Hitlerit (FOTO)

Qeveria e Vjenës ka hartuar kuadrin ligjor për të marrë pronësinë për shtëpinë e lindjes së Adolf Hitlerit në Braunau am Inn. Austria synon që ta pengojë kthimin e shtëpisë në një “qendër kulti” për neonazistët, shkruan DW.

Pllaka përkujtimore me mbishkrimin: Për paqe, liri dhe demokraci, kurrë më fashizëm na kujtojnë miliona të vdekur.
Pllaka përkujtimore me mbishkrimin: “Për paqe, liri dhe demokraci, kurrë më fashizëm na kujtojnë miliona të vdekur”.

Hapi i qeverisë do të bëjë që pronari aktual i shtëpisë, vendasja Gerlinde Pommer të humbasë pronësinë për godinën historike, bëri të ditur ministria e Brendshme e Austrisë të martën.

Familja e Adolf Hitlerit vetëm e kishte marrë me qira për pak vjet në 1889 një apartament në shtëpinë në Braunau am Inn, ku lindi diktatori i ardhshëm nazist. Në vitin 1938, pasi regjimi nazist e aneksoi Austrinë, ndihmësi i afërt i Hitlerit, Martin Bormann e bleu shtëpinë. Pas kësaj shtëpia u vendos nën mbrojtjen e shtetit. Pas luftës Austria ua ktheu pronën pronarëve të saj fillestarë. Lumi Inn në Braunau shërben si kufiri midis Gjermansië dhe Austrisë.

Në vitin 1972, qeveria austriake nisi ta marrë me qira godinën. Shumicën e herëve në të mbaheshin seminare për invalidët. Por se çfarë do të bëhej në plan afatgjatë me shtëpinë, kjo qe temë diskutimi për një kohë të gjatë. Megjithëse qeveria austriake u përpoq ta blejë shtëpinë që prej vitit 1984, pronarja Gerlinde Pommer refuzoi ta shiste.

Për një kohë shtëpia shërbeu si bibliotekë e qytetit
Për një kohë shtëpia e lindjes e Hitlerit shërbeu si bibliotekë e qytetit

Por projektligji i së martës tregon se durimi në Vjenë më në fund ka mbaruar. ” Vendimi është i nevojshëm, sepse Republika dëshiron të ndalojë që kjo shtëpi të kthehet në ndonjë mënyrë në një “qendër kulti” për neonazistët, siç ka ndodhur në mënyrë të përsëritur në të kaluarën, kur para saj janë mbledhur njerëz që kanë lëshuar parrulla”, tha ministri i Brendshëm, Wolfgang Sobotka para mbledhjes së kabinetit.

“Vizioni im është rrëzimi i shtëpisë”, shtoi ai. Sipas ministrit, shkatërrimi i shtëpisë do të ishte “zgjidhja më e pastër.” Ministria e Sobotkës paguan 4800 euro në muaj qira për këtë shtëpi, megjithëse shtëpia rri bosh që nga viti 2011, pas një përplasjeje tjetër me pronaren e saj për përdorimin dhe riorganizimin e shtëpisë.

Megjithatë, shkatërrimi i shtëpisë frenohet nga pengesa ligjore. Godina trikatëshe mbrohet nga ligji si element i pjesës historike të qytetit në Braunau dhe autoritetet duhet të gjejnë një rrugë për ta anashkaluar këtë ligj.

Geburtshaus Adolf Hitler Braunau Österreich

Kompensim pa apel

Një komision prej dymbëdhjetë vetësh do të marrë vendimin përfundimtar. Propozimet përfshijnë që shkatërrimin e shtëpisë në shndërrimin e saj në shkollë, bibliotekë ose një muze që dokumenton krimet naziste.

Parlamenti pritet ta konfirmojë projektligjin e qeverisë në shtator. Parashikohet një kompensim për pronaren, por pronarja në pension nuk do të ketë të drejtë ta kalojë në apel vendimin ose të negociojë për dëmet. Sipas ministrit Sobotka, Pommerit do t’i paguhet një shumë e ngjashme me atë që u është paguar si kompensim atyre, shtëpia e të cilëve është shkatërruar për shkak të ndërtimit të një hekurudhe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button