Aksioni policor “Lotos”: Paraburgim me nga 30 ditë për dy persona

Prokuroria Themelore për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka sjellë urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër katër personave të aksionit të djeshëm nën emrin e koduar “Lotos”, për kryerjen e vepër penale – prodhim dhe lëshim të paautorizuar të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope në bazë të nenit 215 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal, njofton Portalb.

“Të dyshuarit janë personat B.H. (1976), i cili ka qenë organizator i rrjetit të shitjes së drogës, S.A. (1989), A.M. (1969) dhe D.B. (1962), të cilët ua kanë shitur drogën personave të tretë. Ky grup i shpërndarësve të drogës, të gjithë nga Velesi, ka punuar më gjerë në territorin e Maqedonisë, dhe pritet që numër më i madh i procedurave të zbatohen kundër të dyshuarve nga ana e prokurorive publike kompetente”, qëndron në kumtesën e Prokurorisë Themelore Publike (PTHP).

“Duke vlerësuar se janë plotësuar të gjitha bazat ligjore, prokurori kompetent i Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Gjykatës i ka propozuar shqiptimin e masës së paraburgimit për dy të dyshuarit edhe atë për B.H. dhe A.M. Propozimi është pranuar nga gjykata dhe me vendim të dyshuarve u është shqiptuar masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditëve. Dy personave të tjerë tanimë u është shqiptuar dënimi, gjegjësisht masa për personin S.A. është mbajtja e dënimit me burg për vepër tjetër penale të kryer gjithashtu lidhur me lëndë narkotike. Ndërkaq, i dyshuari D.B. është në paraburgim nga një lëndë tjetër, pas arrestimit të tij, pasi që i janë gjetur 20 kilogramë marihuanë”, qëndron në kumtesën e PTHP-së, transmeton Portalb.

Nga PTHP shtojnë se hetimi vazhdon në drejtim të zbulimit të rastit dhe mbledhjes së dëshmive të lëndës.

Përndryshe, aksioni “Lotos” është zhvilluar në mëngjesin e djeshëm ku ekipet e Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë bastisur në 24 lokacione në Maqedoni, nga të cilat në 11 zona në Veles, katër në Shkup, tre në Shën Nikollë, dy në Koçan dhe nga një bastisje në Shtip, Kavadar, Gjevgjeli dhe Strugë.

Gjatë bastisjeve janë gjetur rreth 5.500 euro para të gatshme, rreth 100 gramë heroinë, peshore, 160 përzierje nga kofeini dhe paracetamolli, por edhe pako pako me heroinë dhe marihuanë të cilët kane qene të përgatitura për shitje..

Ashtu siç shpjegoi dje MPB, një person 40 vjeçar nga Velesi, i cili është organizator, tani për tani, personave të panjohur u ka shitur heroinë dhe marihuanë, të cilat në shtëpinë e tij i ka paketuar në sasi më të vogla dhe nëpërmjet telefonit është marrë vesh me shpërndarës të drogës në disa qytete për çmimin rreth 1.000 denarë për gram heroinë dhe 500 denarë për pako me marihuanë.

Ai nga fundi i 2015 dhe në fillim të vitit 2016 ka organizuar rrjet të shitësve dhe ndërmjetësuesve të shitjes, gjatë së cilës ka angazhuar edhe tre persona tjerë nga Velesi të shesin heroinë dhe marihuanë, të cilët një pjesë të fitimit e kanë mbajtur për vete, ndërkaq pjesën më të madhe ia kanë dërguar 40 vjeçarit të lartpërmendur i cili është edhe i dyshuari i parë në këtë lëndë, përcjellë Portalb.

“Përveç bastisjeve në kuadër të aksionit policor “Lotos”, në periudhën e kaluar janë realizuar edhe dy raste të tregtisë së paligjshme me lëndë narkotike në të cilat kanë qenë të konfiskuar rreth 30 kilogramë marihuanë, 40 pako me heroinë dhe 7 pako me marihuanë në kuadër të aksionit. Gjithashtu janë dorëzuar edhe 14 padi penale kundër 20 personave, te të cilat janë gjetur masë më e vogël e lëndëve narkotike, janë konfiskuar katër vetura dhe dy skuterë, ndërkaq në periudhën e krijimit të aksionit operativ deri më sot, janë shqiptuar sanksione kundërvajtjeje me vlerë prej 14.000 euro”, njoftoi MPB.

Më poshtë mund ta shihni videon e operacionit policor “Lotos”:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button