fbpx

Ledri i kthehet muzikës, videoklipi lansohet të shtunën

Reperi ikonik shqiptar, Ledri Vula, ka vendosur t’i kthehet muzikës dhe atë jo më larg se nesër (të shtunën).

Ishte së pari Ledri ai që me një fotografi mjaft interesante në Instagram dhe mjaft të errët aludoi në një rikthim me mbishkrime si: “Mungesa ime vrehet më shumë se sa prezenca jote”.

Përsëri Ledri Vula ishte ai që në Twitter postoi një ‘tweet’ me datën 01.02.2014 me aludimin se do t’i kthehet muzikës.

Portali Telegrafi më tej shkruan se Ledri këtë do ta bëjë me një videoklip të ri, të cilin ai e ka xhiruar në Amerikë, e ku protagoniste është edhe supermodelja Anxhela Martini.

Lajme të ngjashme

Back to top button