Bangladesh: Tërmeti rrezikon jetën e 140 milion njerëzve

Ekspertët lajmërojnë se Bangladeshi, pritet të goditet nga një tërmet i tmerrshëm me Magnitudë 9.0 të shkallës Rihter

Tërmeti masiv, që mendohet se mund të prekë një nga zonat më të populluara në botë dhe mund të rrezikojë jetën e 140 milion njerëzve.

Shkencëtarët besojnë se vija midis dy pllakave tektonike më të mëdha të botë mund të këputet, duke shkaktuar përmbytjet masive dhe duke ndryshuar shtigjet e lumenjve, të cilat furnizojnë rajonin e populluar.

Ekipi i studiuesve kanë vlerësuar se tendosja e plakave ka qenë e vazhdueshme për të paktën për 400 vjet dhe shkëputja e tyre mund të shkaktojë një tërmet deri në 9.0 ballë.

Studimi i publikuar në revistën “Nature Geoscience”, është realizuar nga një ekip ekspertësh amerikanë, të cilët kanë identifikuar një zonë në gadishullin indian, ku njëra prej pllakave tektonike po nënvendoset mbi një tjetër, duke e shkaktuar një fenomen të quajtur zona e subduction-it.

Zbulimi i një zone subduction-ni thonë ekspertët, tregon se në këtë rajon një prej pllakave është në gjendje të lëvizë, kështu që ka rrezik të shtohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button