Shkupi dhe Bregallnica barazuan në kontrolluesen e parë

Të martën në stadiumin e Çairit në Shkup, skuadra e FC Shkupi ka luajtur dhe ndeshjen e parë kontrolluese në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri 2016/17, ku për kundërshtarë e kishte ekipin e Bregallnicës nga Shtipi që është skuadër stabile vite të tëra në Ligën e Parë.

Edhe pse në kushte shumë të vështira për lojë, pasi temperaturat ishin shumë të larta, futbollistët e FC Shkupi treguan lojë të mirë, por që me rezultat doli të jetë shterpe, pasi nga shumë raste që kishin, futbollistët bardhekaltër nuk arritën të konkretizojnë asnjë prej tyre.

Sigurisht se në qendër të vëmendjes ishte sulmuesi Husein Demiri, i cili pati një sur rastesh për të shënuar, e që edhe një herë ka dëshmuar se është prej futbollistëve që premtojnë. Poashtu gjatë pjesës së parë raste të mira për shënim, kishte dhe Bujamin Asani dhe Finsik Zuka, ndërsa Muharem Bajrami dhe Besar Iseni tentuan nga distanca.

Trajneri Visar Ganiu në pjesën e parë në fushë kishte Suat Zendelin, Dimitrija Llazarevski, Edis Maliqi, Mevlan Adili, Bujamin Asani, Ermedin Adem, Muharem Bajrami, Besar Iseni, Fisnik Zuka, Husein Demir dhe Florent Osmani, të cilët luajtën deri në mintutën e 65-të, që në pjesën e dytë në fushë të futen Fatmir Arifi, Filip Janevski, Sedat Berisha, portieri Marijan Maxharosvki, kroati Marko Pushkariç, i cili është në peridhë kontrolluse si dhe disa futbollistë të rinj të lindur 99, 2000 dhe 2001.

Edhe në pjesën e dytë me sulme të shpejta dhe raste për të shënuar u dalluan Hadis Qaili dhe kroati Pushkariç, që tregoi kualitet përgjatë minutave sa luajti.

Pas ndeshjes është prononcuar dhe trajneri i FC Shkupi, Visar Ganiu i cili mes tjerash ka thënë se ka ndikuar shumë edhe vapa e madhe që ka përcjellë gjithë ndeshjen.

“Edhe pse bënte shumë nxeht kam mbetur shumë i kënaqur nga loja që treguam, për faktin se vendosem tempo të lartë, pavarësisht kushteve. Gjatë 90 minutave ishim më konkret, kishim tri raste ideale, sidomos e dominuam pjesën e parë në të gjitha fazat, duke e kontrolluar lojën në tërësi, ku mungoi vetëm finalizimi. Kjo është ndeshja e parë kontrolluese, ku rezultatet nuk janë në rend të parë. Ne gjithashtu në këtë ndeshje provuam lojtarë të rinj që janë  kyqur në ekipin e parë, e ku disa prej tyre vijnë nga shkolla jonë e futbollit, të cilët treguan cilësi dhe kualitete të larta. Kjo është edhe një dëshmi për punën e madhe që po bëjnë trajnerët në shkollën e futbollit në klubin tonë”, ka përfunduar Ganiu.

Skuadra e Shkupit vazhdon nga e mërkura me përgatitje të rregullta, me nga dy seanca stërvitore, ndërsa pritet që të konfirmohet nisja për në Ohër gjatë  fundjavës që vjen. Ndeshja e ardhshme kontrolluese është caktuar përballja me ekipin e Renovës, ndeshje kjo që do të luhet të dielën në Ohër me fillim në orën 17:30.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button