Iluzion optik apo shikim i asaj që dëshiron ta shohësh

[Recension: SI KA MUNDËSI QË T’U NDODHË NË GAF I KËTILLË DEMOKRISTIANËVE TË VMRO-DPMNE-së?! UFR I VMOR-DPMNE-së E FESTOI DITËLINDJEN ME KRYQ TË KTHYER MBRAPSHTË NË SKENËN QË ËSHTË SIMBOL I SATANËS!]

Publikimi as që meriton të quhet artikull gazetaresk, për shkak se aspak nuk i respekton kriteret për raportim profesional gazetaresk, e njëkohësisht paraqet manipulim klasik me publikun.

КАКО Е МОЖНО ДА МУ СЕ СЛУЧИ ВАКОВ ФАШИСТИЧКИ ГАФ НА ДЕМОХРИСТИЈАНИТЕ ОД ВМРО ДПМНЕ УМС и ВМРО ДПМНЕ сLinku deri te artikulli origjinal: SI KA MUNDËSI QË T’U NDODHË NË GAF I KËTILLË DEMOKRISTIANËVE TË VMRO-DPMNE-së?! UFR I VMOR-DPMNE-së E FESTOI DITËLINDJEN ME KRYQ TË KTHYER MBRAPSHTË NË SKENËN QË ËSHTË SIMBOL I SATANËS!

Data dhe koha e publikimit: 26.06. 2016

Data e recensionit: 12.07.2016

Recensues: Dimitar Tanurov

VETËM TITULL DHE FOTOGRAFI – DHE SPIN!

Artikulli nuk ka as titull klasik, e as tekst, gjithçka është bashkuar në një – dhe paraqet spin klasik! Sipas natyrës së tij, do të duhej të ishte foto-lajm, mirëpo në vend që të përcjellë një informatë, ofrohet spin dhe koment. Publikimi prezanton fotografi nga manifestimi i ditëlindjes së partisë në pushtet, mirëo me këtë rast jep koment dhe përpiqet të japë fotografi të shtrembëruar, duke shfrytëzuar me këtë rast edhe fotografi të tjera, që të etiketojë dhe të diskualifikojë.

Në fotografi shihet qartë se në prapavijë është vendosur numri 25, i cili është i vendosur në prapavijë të zezë, mirëpo për shkak të njerëzve që gjenden para tij, një pjesë e numrit nuk shihet qartë. Për shkak të llojit të fontit që është përdorur, numra duken katërkëndorë, mirëpo edhe përkundër pamjes së këtillë, megjithatë numri dallohet qartë dhe shifrat dallohen mirë, kështu që nuk mund të thuhet se ideja ka qenë që të potencohet kryqi i kthyer mbrapshtë. E këtë ky publikim e potencon në titull.

Aq më tepër, nën këto dy fotografi, të cilat janë identike, vetëm se te njëra është rrethuar “kryqi”, vëndohet edhe një fotografi me svastikë, gjegjësisht kryqi që ka qenë simbol i Gjermanisë naciste. Kjo tregon se ideja e këtij publikimi ka qenë që partia në pushtet, përveç për “satanizëm”, të akuzohet edhe për “nacizëm”. Më poshtë, si “dëshmi” plotësuese ofrohet edhe një ilustrim tjetër, gjegjësisht kryq satanist i kthyer mbrapshtë.

TENTIM I QARTË PËR DEZINFORMIM

Ky tekst dezinformon dhe kjo është në kundërshtim me standardet e gazetarisë. Gazetarët kanë për detyrë të përcjellin informata, ide dhe mendime dhe kanë të drejtë të komentojnë, mirëo gjatë kësaj nuk duhet të bashkangjesin gjëra të padëshmuara.

Artikull i shkel disa nene të Kodit të gazetarëve:

Neni 10
Gazetari nuk do të krijojë e as nuk do të përpunojë me vetëdije informata, të cilat i kërcënojnë të drejtat ose liritë e njeriut, nuk do të flasë me gjuhën e urrejtjes dhe nuk do të nxisë dhunë ose diskriminim mbi çfarëdo lloj baze.

Neni 13

Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komentit.

Neni 14
Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale prej subjekteve politike.

Neni 15

Gazetari duhet ta kultivojë kulturën e të folurit dhe etikën. Komunikimi i pasjellshëm me opinionin nuk ka të bëjë aspak me profesionin e gazetarit.

Neni 16

Gazetari do ta ruajë prestigjin dhe dinjitetin e profesionit të tij, do ta nxisë solidaritetin reciprok dhe pluralizmin e mendimeve dhe nuk do ta përdorë medien e tij për t’i qëruar hesapet me persona të ndryshëm, duke i përfshirë këtu edhe kolegët e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button