Një francez ka vrapuar në pistën e Aeroportit të Shkupit pasi i ka ikur aeroplani

Një shtetas francez është arrestuar në sektorin e policisë në Aeroportin “Aleksandri i Madh” në Shkup kur ka tentuar duke vrapuar nëpër pistë të arrijë aeroplanin në fluturimin Shkup­Vjenë.

Siç njoftoi MPB-­ja, incidenti ndodhi dje herët në mëngjes në orën 4.30 minuta në aeroportin e Shkupit në dalje nga RM për në Vjenë kur një francez (1984) është paraqitur për udhëtim, ndërsa më pas e ka zënë gjumi dhe i ka ikur aeroplani.

Sipas njoftimit të MPB-­së, udhëtari duke pritur fluturimin e ka zënë gjumi dhe kur ka parë që aeroplani është në automjetin “push­bek” ka filluar me dhunë të shtyjë derën ku e ka krisur xhamin e derës, ndërsa më pas ka zbritur nga shkallët ndihmëse dhe me dhunë e ka hapur derën dhe ka dalë në platformë ku ka filluar të vrapojë pas aeroplanit i cili ka qenë me motorë të ndezur.

Nga ana e sigurisë udhëtari është kapur dhe është dorëzuar në sektorin e policisë në Petrovec për procedurë të mëtejme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button