Ekologjistët: Të mos preket parku nacional i Mavrovës

Ekologjistët nuk e japin Parkun Nacional të Mavrovës. Ata kërkojnë nga Qeveria që të heq dorë nga qëllimi i tyre për ndërtimin e dy hidrocentraleve në këtë anë. Ata thonë se ndërtimi i hidrocentraleve do të kontribuojë në shkatërrimin e ambientit jetësor dhe biodiverzitetit.

Banka Evropiane për zhvillim dhe Banka Botërore duhet ti thonë JO projektit të Qeverisë për „Urën e Boshkut“ dhe „Fusha e Llukovës“.

Shoqatat për mbrojtjen e ambientit janë të vendosura, ndërtimi i këtyre hidrocentraleve është në kundërshtim me rregulloret e Komisionit Botëror për mbrojtjen e ambientit.

Është absurde që Qeveria parkun nacional të Mavrovës ta trajtojë si parcelë ndërtimore në vend të banuar, por është e palogjikshme se si me këtë projekt ideor aplikon me mjete evropiane, thanë ekologjistët në konferencën e sotme.

“Ende më i palogjikshëm është fakti që ka tendenca për të ndërtuar në park nacional duke e ditur se parqet nacionale janë të mbrojtura me ligj pikërisht që dora e njeriut mos i prek apo ndërtojë diçka në to!” tha Aleksandra Bujaroska nga shoqata “Front 21/42”.

“Me paratë që planifikohet të ndërtohen këto dy projekte mund lirisht të rikonstruohen hidrocentralet e vjetra, të vëndosen solare apo mund të gjendet çfarëdo zgjidhje tjetër efikase duke mos shkatërruar parkun. Investimi në efikasitetin energjetik është i barabartë sikur të investosh në rritjen e kapaciteteve energjetike të ndonjë hidrocentrali” tha Ana Çolloviç Leshoska nga shoqata “Eko svest”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button