LSDM: Korrupsioni medial po merr një dimension të ri

VMRO-DPMNE dhe LSDM-ja kanë vazhduar përplasjet mbi aferat e anëtarëve të dy partive. LSDM-ja akuzoi sërish sot qeverinë e kryeministrit Nikolla Gruevski se korrupsioni i tij medial po merr një dimension të ri. LSDM-ja aludoi tek aferat me redaktorin e televizionit “Sitel” Dragan Pavlloviq Lllatas, i cili është pasuruar me një tokë prej 7 hektarësh, në komunën Zelenikovë.

“Protagonisti kryesor i pushtetit, redaktori Dragan Pavlloviq Llatas posedon pronë prej mijëra metrash katrorë në Komunën Zelenikovë. Ja, shikojeni, se çfarë është ndërtuar në këtë pronë. Shtëpi luksoze për të cilat në këtë moment nuk mund të dëshmohet nëse janë legale ose jo.

Llatasi nuk kishte vetëm 4 firma që funksiononin në adresën e njohur “Stadiumi i qytetit” Pa Numër…Bashkë me vëllain e tij, mbështetësi medial i VMRO DPMNE-së posedon një pronë me sipërfaqe prej mbi 7 mijë metra katrorë në Komunën e Zelenikovës”, tha Petre Shilegov, LSDM.

Ndërkohë, nga VMRO DPMNE-ja i bënë thirrje nënkryetares së LSDM-së, Radmilla Sheqerinska të japë sqarime për pyetjet e parashtruara ditë më parë, lidhur me qiranë e lartë të apartamentit të saj. 

Lajme të ngjashme

Back to top button