Të merren seriozisht cilësimet e CIA-s për Maqedoninë

Cilësimet e Inteligjencës amerikane, se Maqedonia paraqet vend eksploziv në Ballkan dhe madje se rrezikohet siguria në vend, duhet të merren seriozisht nga klasa politike në vend.

Ismet Ramadani nga Këshilli Euro-Atlnatik, për Alsat, thekson se mesazhet e tilla janë të arsyeshme dhe të pritshme, kur merren parasysh politikat që zhvillon kryeministri Gruevski. “Mund të pritet ndonjë konflikt madje mund që konflikti të marrë edhe përmasa më të rrezikshme dhe në raste të tilla duhet shqiptarët të jetë më preventive në kontakt me faktorin ndërkombëtare, ta detonizon nga pushteti Nikolla Gurevskin që mos t’i jap shans dhe mundësi që ta sjell vendin drejt konflikt dhe ta largon nga opsioni euro-atlantik”

Ndërkaq për Ish ambasadorin e Maqedonisë në NATO, Nano Ruzhin, nëse pushteti aktual vazhdon të krijojë krizë situatë mund të përshkallëzojë sikurse në vitin 2001.

“Maqedonia zuri vendin që la Kosova dhe Bosnja, ku ka mundësi të paraqitjes së një spiraleje destabilizimesh, madje në bazë të disa parametrave, tensioneve ndëretnike, populzimit etnik të pushtetit, krimit të organizuar, tensioneve me Greqinë dhe mos zgjidhja e integrimeve euro-atlantike të Maqedonisë si dhe faktorët socialë, sikurse papunësia dhe varfëria. Të gjitha këto elemente janë indikatorë të krizës dhe në kushte të stresi më të madh ndëretnik apo social, mund të destabilizojnë shtetin dhe të jenë shkak për përforcimin e kësaj spiraleje të destabilizimit siç ishte rasti në vitin 2001”, ka deklaruar ish ambasadori Nano Ruzhin për Alsat.

Drejtori i Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, James Clepper, duke folur para Senatit amerikan tha se Qeveria e Maqedonisë, vazhdon të nxisë programe që synojnë të inkurajojnë nacionalizmin e maqedonasve etnikë në kurriz të integrimit euro-atlantik të vendit. Madje sipas tij Sa më gjatë që rruga e Maqedonisë për anëtarësimin në BE dhe NATO të mbetet e bllokuar për shkak të mosmarrëveshjes me Greqinë për çështjen e emrit si dhe të marrëdhënieve të dobëta dypalëshe me Bullgarinë, aq më i madh është rreziku që tensionet etnike të rriten.

Lajme të ngjashme

Back to top button