Në Idrizovë pranohen edukatorë, asnjë shqiptarë

Përveç konkursit ku u pranuan vetëm 13 gardianë maqedonas në burgun e Idrizovës, ALSAT zbulon se paralelisht me të, ka pasur edhe një tjetër konkurs, ku janë pranuar 5 edukatore në këtë shtëpi ndëshkuese-përmirësuese. ALSAT-M siguroi edhe listën me emrat e kandidatëve të pranuar, dhe as në të nuk gjendet ndonjë shqiptar. Dje 

Ministri i Drejtësisë Blerim Bexheti nën kompetencat e të cilit bien Burgjet e Maqedonisë, paralajmëroi se sot me procedurë të përshpejtuar do të shpallet një konkurs tjetër ku do të pranohen edhe 6 gardianë shqiptarë. Por, sot në asnjë gazetë ditore nuk u shpalos një konkurs i tillë.

Madje ministri i drejtësisë ishte i pakapshëm për deklaratë, por nga kabineti i tij theksuan se konkursi i paralajmëruar dje, do të shpallet të shtunën.

Lajme të ngjashme

Back to top button