Shkupi 2014, shembull si NUK duhet të ndërtohet

Nuk ndalen reagimet e Arkitektëve për konkursin e ri për fasadat e reja në disa objekte në qendër të Shkupit.

Në këtë mënyrë jotransparente dhe pa konsultimin e opinionit publik dhe ekspertëve do të ndryshohet imazhi identifikues i qytetit pa pajtimin e qytetarëve të Shkupit, shprehen të revoltuar arkitektët Danica Pvlovska dhe Vladimir Pota.

Arkitektët dërguan kritika edhe për ligjin e ri për ndërtim që është në procedurë kuvendore. Thonë se për secilën fasadë prej tani e tutje do të vendosin persona të profesioneve të ndryshme por jo edhe arkitekt, që sipas tyre është e papranueshme.

Në të gjitha vendet evropiane kur bëhet ndonjë ndryshim urbanistik apo arkitektonik është e patjetërsueshme të konsultohen me ekspert të kësaj fushe. Organizohen debate, tribuna që të arrihet te zgjidhja më e mirë që do ta paraqesë qytetin.

Në të gjithë projektin Shkupi 2014 dhe ndryshimin e fasadave, sipas arkitektëve, ka një dritë të vogël në të gjithë projektin, kjo është mësim për gjeneratat e reja arkitekt të dinë se çka është keq dhe se si nuk duhet të ndërtohet.

Lajme të ngjashme

Back to top button