Maqedoni, 53 vjet dënim me burg për 7 fajdexhinj

Dënim me burg për shtatë persona dhe aktgjykim për liri për një person, është epilogu i rastit gjyqësor për lëndën “Çekiçi”, njofton Portalb.

Ashtu siç njoftojnë nga Prokuroria Themelore për Ndjekje e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, për vepra penal “Fajde – kamatë” dhe “grabitje”, janë shqiptuar gjithsej 53 vjet dhe gjashtë muaj burg për të akuzuarit.

  • Të akuzuarit F.A. i është shqiptuar dënim me burg prej 11 vjet e 6 muaj;

  • Të akuzuarit F.M. i është shqiptuar dënim me burg prej 11 vjet e 6 muaj;

  • Të akuzuarit R.S. i është shqiptuar dënim me burg prej 9 vjet e 3 muaj;

  • Të akuzuarit A.M. i është shqiptuar dënim me burg prej 8 vjet e 6 muaj;

  • Të akuzuarit I.A. i është shqiptuar dënim me burg prej 7 vjet e 6 muaj;

  • Të akuzuarit Z.A. i është shqiptuar dënim me burg prej 2 vjet e 6 muaj dhe

  • Të akuzuarit SH.B., i cili si komandat i stacionit policor u ka ndihmuar personave tjerë të akuzuar të kryejnë vepra penale në periudhën prej vitit 2009 deri në vitin 2012, i është shqiptuar dënim me burg prej 2 vjet e 9 muaj.

“Gjatë gjykimit janë nxjerrë shumë dëshmi materiale dhe verbale, por edhe dëshmi të nxjerra nga hetime të veçanta. Në procesin gjyqësor janë dëgjuar 45 dëshmitar – të propozuar nga Prokuroria e cila në deklaratat e saj, qartë dhe në mënyrë kategorike i ka konfirmuar dhe sqaruar kërcënimet serioze dhe përdorimin e forcës ndaj tyre nga tanimë të gjykuarit”, theksoi prokurorja kompetente, Maja Koneska nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, transmeton Portalb.

Për shtatë të gjykuarit, prokurori publik ka propozuar vazhdim të masës së paraburgimit derisa aktgjykimi të hyjë në fuqi, duke vlerësuar se ekziston bazë ligjore për atë.

Lënda “Çekiçi”, ka të bëjë me një grup, ashtu siç shpjegon Prokuroria, kriminel e cila ka vepruar në vazhdimësi, duke filluar nga viti 2008, kryesisht në territorin e Gostivarit. Motivi kryesor ka qenë që në mënyrë të paligjshme, duke kryer vepra penale të vijnë deri te përfitimet personale. Të akuzuarit gjatë kohë në mënyrë të paautorizuar janë marrë me dhënie të parave ndaj personave tjerë, me marrëveshje.

Pastaj, duke e shfrytëzuar gjendjen e rëndë të personave, ata janë marrë vesh mes vete për t’u marrë më tepër para ose pronë se sa duhet. Për kthim të  borxhit kanë kryer trysni, duke shfrytëzuar kërcënime serioze me sulm fizik ndaj të dëmtuarve, thonë nga Prokuroria, përcjellë Portalb.

Në këtë grup kanë qenë të ndjekur penalisht 21 persona, nga të cilët Prokuroria me tre prej tyre kanë arritur marrëveshje për pranim të fajit gjatë hetimit. Me një person është arritur marrëveshje për pranim të fajit gjatë aktakuzës.

Për tre persona lënda është transferuar në Prokurorinë Themelore – Gostivar, ndërkaq për pesë të tjerë është sjellë vendim për ndalin të hetimit.

11 dhjetor 2014 – Arrestohet grupi i Fadil Arsllanit, që përfitoi mbi 2 milionë euro nga borxhet me fajde

Zëdhënësi i MPB-së Ivo Kotevski tha se grupi kriminal është marrë me fajde, duke përfituar me anë shantazhesh, kërcënimesh dhe dhunë.

Pasurinë e përfituar, ata më pas e kanë legalizuar me ndihmën e avokatëve dhe përmbaruesit, duke shfrytëzuar për këtë qëllim ndërmarrjet e tyre por dhe llogaritë bankare.

Të dyshuarit, me mjetet e përfituara në mënyrë të kundërligjshme, kanë blerë patundshmëri dhe makina, si dhe kanë vazhduar të japin borxh me fajde me normë interesi prej 8 deri 20 përqind.

Policia ka siguruar prova se grupi kriminal i cili kaleshuar në qarkullim legal në banka rreth 2.125.000 euro dhe 54 mijë dollarë amerikanë.

Policia bëri me dije se katër të dyshuar të tjerë, dy nga të cilët mendohet se ndodhen jashtë shtetit, janë të pakapshëm për policinë.

Më poshtë mund ta shihni videon zyrtare të MPB-së të aksionit “Çekani”. /Portalb

11 dhjetor 2014 – Fadil Arsllani: S’kam të bëj me punë ilegale

5 shkurt 2015 – Arrestohet Fadil Arsllani në Gostivar

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button