Raporti i Transparencë Maqedoni: Partizimi dhe nepotizmi, karakteristikat kryesore të këtij pushteti

“Partizim i të gjitha institucioneve dhe nepotizmi janë karakteristikat kryesore të sundimit të pushtetit në dhjetë vjet e fundit, kur numër i madh i familjarëve të afërt, shokë dhe dëgjues partiak janë vendosur në pozita të larta të pushtetit lokal dhe qendror, në kundërshtim me legjislacionin e anti-korrupsionit. Përgjegjësi e madhe për shkeljen e ashpër të ligjeve ka Komision Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, e cila  në të gjithë këtë periudhë i ka bërë “amin” praktikat e këtilla korruptive dhe nuk ka ngritur asnjë rast për llogaridhënie të funksionarëve të pushtetit”, shkruan raporti më i ri për korrik i “Transparencë Maqedoni”, njofton Portalb.

Në raport gjithashtu theksohet se në korrik të këtij viti kanë ndodhur shumë ngjarje në fushën e financave publike në Republikën e Maqedonisë, të cilat tregojnë se shteti ka shumë probleme serioze financiare .

“Kështu, ishte e pritur që harxhimet e mëdha të buxhetit dhe deficitet e larta të buxhetit shtetëror të financohet me euro-obligacion të ri, sepse shpenzimet e buxhetit nuk mund të financohen nga radhët e të ardhurat dhe nga borxhmarrjet e brendshme. Pastaj, ish ministri shumëvjeçar i Financave, Zoran Stavreski, dha dorëheqje (“për arsye shëndetësore”), ndërkaq euro-obligacioni i paralajmëruar është rritur nga 270 në 600 milionë euro! Në të njëjtën kohë Fondi Monetar Ndërkombëtarë e mbylli zyrën e saj në Shkup, a Bashkimi Evropian paralajmëroi dhe i zvogëloi mjetet nga IPA-Fondet për Maqedoninë”, thuhet në raport, transmeton Portalb.

“Nga lista e pronës së gjykatëses Aleksandra Pop – Stefanija, e cila është e punësuar si gjykatëse në Gjykatën Themelore në Negotinë, nuk mundet të shihet se ku jeton ajo”, qëndron në raportin e “Transparencë Maqedoni”, duke shtuar se e njëjta ka paraqitur pasuri të patundshme shtëpinë e prindërve në Ohër, ndërkaq ajo nga Negotina është transferuar dhe gjykon në Gjykatën Themelore në Shkup.

“Nga këto, hapet çështja se gjykatësja dhe bashkëshorti i saj a posedojnë banesë ose shtëpi në Negotinë dhe ku Popo – Stefanija jeton në Shkup, ku punon për momentin ? A ka “harruar” kjo gjykatëse të paraqesë pasuri të patundshme në Negotinë dhe në Shkup ose ndoshta jeton me qira?”, qëndron në raport. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button