Emigrimi i të rinjve nga Kosova

Populli e sidomos të rinjtë, për ditë e më tepër po bëhen pesimistë në punën e politikanëve tanë. Kjo gjendje e rëndë ekonomike dhe papunësia e lartë sidomos e të rinjve e kanë sjellë Kosovën në një gjendje tejet të rëndë. Kosova si një identitet i ri politik që për nga natyra dhe karakteristikat e saj paraqiste një rast unik u përballë me dukurin e emigrimit që prej fillimi të ekzistencës së shtetit veçse tani kur kanë kaluar pesë vite e gjysmë pas shpalljes së pavarësisë kjo dukuri është shfaqur masivisht.

Ndoshta deri pas shpalljes së pavarësisë qytetarët justifikoheshin në vetvete në mosekzistencen e shtetit, por tani në mungesë të justifikimit dhe në prani të dëshpërimit pasi që pritshmëritë virtuale pas pavarësisë ishin relativisht të mëdha, ata si të përgjumur në hapësirën shoqërore po zgjedhin rrugën individuale për të bindur se do të trajtohen më mire në një vend tjetër. Nga vëzhgimi i realitetit politik e social në hapësirën tone shoqërore mendoj se përshtypjet pesimiste rreth së ardhmes u themeluan se pari nga deziluzionimi me elitën politike dhe perceptimin e tyre si jo të denjë për të sjellë ndryshime pozitive. Këtyre njerëzve orientimin dhe pritshëritë për të ardhmen ua shkatërroj kjo vrasje e kohës tash e 14 vjet nga kjo elitë politike.

Të rinjtë që llogariteshin të jenë boshti kurrizor i evolimit të institucioneve drejt përsoshmërisë nuk e shohin vetën si pjesë e këtij shteti. Adaptimi i anomalive si: korrupsioni, nepotizmi, papërgjegjësia në gjirin e institucioneve nuk i kontriboj evuluimit të institucioneve por evuluimit dhe progresit të dukurisë së emigrimit. Përpjekja qeveritare për të paraqitur vlera pozitive që aludojnë në zhvillimin e shtetit tone përballë faktorit ndërkombëtar u godit drejtpërdrejt nga kampet në Hungari dhe Francë. Problemi për të cilin duhet të tundohemi është numri i këtyre të rinjve që të ardhmen nuk e lidhin me Kosovën.

Migrimeve të pas viteve 2000 nuk mund të vlerësohen njëjtë me ato të 2013, në një linjë si një dukuri e zakonshme për të justifikuar mos punën e tyre. Ndoshta arsyeja ka rrënjë të njëjtë, por tani me ndryshimin e rrethanave politike u atribuohet dikujt tjetër, ekzistenca e shtetit bënë që tani të kemi kujt t’ia drejtojmë gishtin e fajësimit.

Lavdim Mehmeti – Student i gazetarisë

Lajme të ngjashme

Back to top button