Gjykata Penale ka 477 lëndë të vjetra të pazgjidhura, më e vjetra është e vitit 1998

Gjykatën Themelore Shkupi 1, në departamentet për krime të personave mbi 18 vjet, nën 18 dhe departamentit për krim të organizuar dhe korrupsion, ka gjithsej 477 lëndë të vjetra të pazgjidhura, më të vjetra se dy vjet, ndërkaq më e vjetra është prej vitit 1998, ka treguar analiza e fundit e bërë në qershor të këtij viti, njoftojnë nga Gjykata, transmeton Portalb.

Gjykatës të Gjykatës së Apelit, në fillim të prillit kanë qenë në vizitë në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe kanë konstatuar se arsyet më të shpeshta për shtyrjen e diskutimeve kryesore në këto lëndë janë mungesa e të akuzuarve dhe të mbrojtësve të tyre, por edhe mungesa e prokurorëve publik, ekspertëve dhe dëshmitarëve për të cilat gjykata ka vlerësuar se duhet të dëgjohen edhe ata në diskutim.

11111

Gjykatësit e Apelit gjatë vizitës në Gjykatën Themelore Shkupi 1, kanë konstatuar se pjesa më e madhe e lëndëve që më parë kanë qenë të evidentuara si lëndë të vjetra, të cilat tanimë janë të kryera, ndërkaq disa prej tyre janë në procedurë ankuese.

“Gjatë ritrajtimit të lëndëve në procedurë ankuese janë shfuqizuar, Gjykata e Apelit ka konstatuar se gjykatësit e Gjykatës Penale i ndërmarrin veprimet e duhura në bazë të treguesit të Gjykatës së Shkallës së Dytë”, thonë nga Gjykata.

Nga atje shtojnë se gjykatësit në mënyrë të përshpejtuar punojnë në zgjidhjen e lëndëve të vjetra, që të mos vijë deri në vjetërsimin e tyre dhe paralajmërojnë se nga fundi i këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm, të gjitha lëndët e vjetra do të duhet të zgjidhen me aktgjykim të shkallës së parë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button