KON: Rio de Janeiro është gati për Lojërat Olimpike 2016

Koordinatorja kryesore e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), Nawal El Mourawakel deklaroi se qyteti brazilian, Rio de Janeiro është gati për mbajtjen e Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike, raporton Anadolu Agency (AA).

Moutawakel e cila po qëndron në vizitën e saj të fundit në Rio para fillimit të lojërave, ka konfirmuar komplekset sportive janë gati për fillimin e lojërave meqë përgatitjet janë në fund.

“Rio është i gatshëm të mirëpres botën”, tha Moutawakel pas takimit me zyrtarët shtetëror dhe të qytetit të Rios. Përfaqësuesja e lartë e Komitetit Ndërkombëtar Olimpik deklaroi se të gjitha komplekset janë të gatshme për lojërat përfshirë stadiumin Marakana dhe plazhin “Copacabana” për të cilat tha se janë vendet më spektakolare për mbajtjen të garave sportive.

Kryebashkiaku i Rio de Janeiros, Eduardo Paes deklaroi se pret një spektakël të vërtetë duke mos fshehur optimizmin se gjithçka do të jetë gati për të mirëpritur sportistët në fshatin olimpik.

Përkundër të gjitha problemeve, përfshirë përhapjen e virusit Zika, vonesat në ndërtimin e objekteve sportive dhe krizën politike dhe ekonomike në Brazil, zyrtarët e KON-it janë optimistë dhe sigurojnë publikun se janë ndërmarrë të gjitha masat për të organizuar lojërat në mënyrë më të mirë.

Paes tha se trafiku në metro do të hapet më 1 gusht, katër ditë para ceremonisë së hapjes së Olimpiadës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button