Këndi i lojërave i mërgimtarit në Kumanovë i ktheu buzëqeshjen fëmijëve shqiptarë (FOTO)

Një gjest human i një mërgimtari, i cili dëshiron të mbetet anonim, ka shtuar gëzimin fëmijëve shqiptarë të Kumanovës. E kjo është hapja e një këndi të lojërave për fëmijë në Parkun e Kumanovës, që ishte boshatisur për vite të tëra dhe ishte shndërruar në një “xhungël” të mbuluar nga mbeturinat dhe ferrat. Në projekt të tillë për fëmijët shqiptarë po investohet për herë të parë. edhe pse ky park duhej të rregullohej nga pushteti lokal dhe ai qendror.

Komuna ka drejtuar investimet infrastrukturore dhe projektet e tilla me kënde fëmijësh në lagjet e qytetit të banuara nga maqedonasit dhe serbët.

Banorët e lagjeve përreth Parkut të Qytetit thonë se ky kënd lojërash tejmase ka gëzuar fëmijët, të cilët nuk kishin të loznin dhe të kalonin kohën e lirë me familjet e tyre.

“Jemi mirënjohës për këtë vepër që e ka bërë një mërgimtari jonë. Vepra e tij është shumë e çmuar sepse fëmijëve ja ktheu gëzimin. Por i ka kthyer hijeshinë këtij parku, që ishte i lënë në harresë”, thotë një banor i lagjes së Bahçeve.

Banorët e tjerë thonë se Kumanova ka nevojë për projekte të tilla që rikthejnë gëzimin, besimin dhe dëshpërimin e thelluar, dhe jo projekte që po ua humbasin lumturinë fëmijëve dhe projekte me skenarë të errëta.

Edhe fëmijët janë shumë të lumtur për këtë kënd lojërash, duke thënë se aty po e gjejnë lumturinë dhe gëzimin, duke lozur me bashkëmoshatar të tyre.

Kumanovarët shpresojë se ky projekt do të nxis edhe donatorë dhe humanistë të tjerë që të investojnë me projekte të tilla për rikthimin e Kumanovës në një oazë të lumturisë, paqes dhe mirëqenies.

parku 1

parku2

foto park

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button