Besimi: Të gjithë duhet të kontribuojnë në harmonizimin e legjislaturës me BE-në

Në bazë të praktikës së krijuar, dhe në drejtim të përforcimit të procesit konsultativ me sektorin civil kuadër të krijimit të politikave lidhur me procesin e integrimit evropian, Sekretariati për çështje Evropiane sot, 31 Janar 2014, organizoi debat për Programin Nacional për Miratimin e të Drejtës së Bashkimit Evropian, rishikim 2014.

Zëvendëskryeministri i Qeverisë përgjegjës për çështje Evropiane Fatmir Besimi theksoi se në aktivitetet për miratimin e legjislacionit dhe përmbushjes së prioriteteve nga agjenda evropiane në mënyrë aktive duhet të inkuadrohen të gjitha subjektet në vend me çka do të sigurohet përfshirje dhe transparencë më e madhe në proces. 

Përfaqësuesit e sektorit civil përshëndetën iniciativën për konsultim dhe përfshirje më aktive të tyre dhe theksuan nevojën e vendosjes së një mënyre të sistematizuar të konsultimit dhe bashkëpunimit me ta.

Zëvendëskryeministri Besimi edhe një herë theksoi se Sekretariati për çështje Evropiane është i hapur për përforcim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit me sektorin civil në kapitujt e legjislaturës evropiane dhe vendosjen e mekanizmave të cilat do të mundësojnë dialog të vazhdueshëm në procesin e miratimit.

Në këtë drejtim, iu bë thirrje sektorit civil të dorëzojnë rekomandime dhe propozime konkrete për përpunimin e mëtutjeshëm të programit në sferat me interes nga to.

Lajme të ngjashme

Back to top button