EVN, Kampanjë për azhurimin të dhënave personale

Sot në qendrën tregtare të City Mall- Shkup, qytetarët do të kenë mundësi që t’i dorëzojnë formularët e plotësuar për azhurnimin e të dhënave personale për EVN Maqedoni, Furnizimi me ngrohje Ballkan Enerxhi SHPNJP – Shkup dhe NP Ujësjellësi dhe kanalizimi – Shkup. 

Shfrytëzuesit kanë për detyrim, çdo ndryshim të të dhënave personale ta azhurnojnë dhe ta dorëzojnë tek kompanitë të cilat sigurojnë shërbime publike brenda 30 ditëve. 
Kompanitë të cilat i sigurojnë shërbimet publike janë përgjegjëse për përpunimin e të dhënave personale të shfrytëzuesve dhe për afatet për ruajtjen e tyre, por shfrytëzuesit gjithashtu kanë për obligim të sigurojnë të dhëna të sakta dhe të plota dhe të njoftohen për atë se cilat janë obligimet e tjera në pajtim me ligjet dhe marrëveshjet të cilat i dakordojnë.

Për respektimin e plotë të këtyre parimeve, azhurnimi i të dhënave personale  të këtij projekti do të mundësohet përmes plotësimit të formularit i cili për qytetarët arrin së bashku me faturën e rrymës, ujit dhe ngrohjes. Formularët e plotësuar, përpos sot, qytetarët do të kenë mundësi ta dorëzojnë edhe në kutitë e caktuara në ndonjërin punkt të pagesës dhe në zyrat pranuese të EVN Maqedoni, Furnizimi me ngrohje Ballkan Enerxhi SHPNJP – Shkup dhe NP Ujësjellësi dhe kanalizimi – Shkup deri më 15 mars 2014. 

Lajme të ngjashme

Back to top button