Bushati: Për “Fushën e Llukovës” nuk ka marrëveshje

Shefi i diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati ka thënë se nuk janë të vërteta qëndrimet e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe nuk është arritur marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe maqedonase për projektin “Fusha e Llukovës”. 

“Berisha publikisht të tregojë se për çfarë marrëveshje flet për këtë projekt. Shqipëria duhet të tregojë dinjitet dhe Radika nuk është problem ndërshtetëror. 

Ekziston projekt ideor, i cili që të ngritët në nivel projekt për realizim duhet të ketë studim fizibiliteti. Pastaj do të kërkohet pajtueshmëri nga shtetet në të cilat do të funksiononte, ndërsa Banka Botërore haptas tregoi se nuk do të financojë projekte për të cilat nuk ka pajtueshmëri nga palët e involvuara”, theksoi Bushati.

Lajme të ngjashme

Back to top button