Izet Zeqiri: Qeveria zbut papunësinë duke i fshirë të papunët nga evidenca

Rilindja Demokratike Kombëtare nëpërmes sekretarit të përgjithshëm Izet Zeqiri reagon për papunësinë në Maqedoni.

Duke shtruar atë se çka ndodh me papunësinë në Maqedoni, “po treten të papunët me reforma dhe letra”, Izet  Zeqiri pasqyron statistikën krahasuese të papunësisë me gjithë fshirjen nga evidenca e të papunëve.

Profesori i Ekonomisë, Izet Zeqiri, për Portalb, ka deklaruar se edhe përkundër masave po puliste te qeverise, duke u munduar që të manipulojë  me metoda administrative dhe  me fshirjen nga enti i punësimit të atyre që kërkojnë punë, përsëri  papunësia mbetet një problem shumë i mprehtë për  Maqedoninë.

Është shumë lehtë krahasoni vitin 2010 me 2013 pasqyrën e të papunëve sipas përkatësisë etnike. Do të vërtetohet se Tetova në vitin 2010 kishte 22.721 të papunë, kurse në 2013 ka 6.744, ku humben 15.977 persona??

Sipas Agjencisë për punësim, në 2013 totali i të papunëve 96.200 prej atyre Maqedonas 77.003, dhe Shqiptarë 13.209, ndërsa në vitin 2010 totali i të papunëve 321.341 prej atyre Maqedonas 203.219, shqiptarë 78.381.

Izet Zeqiri, konsideron se papunësia është problem social ekonomik dhe politik, zgjedhja jo me masa ekonomike, por me masa politike.

Në 2011 kishte 322.053 të papunësuar në Maqedoni, në vitin 2012 u zvogëlua në 243.403 të papunë, në fillim të 2014 papunësia ra 217.858.

104.195 punësime për tre vjet, ja si fitohen zgjedhjet duke ofruar punë dhe vetëm punë.

Nga ana tjetër, qeveria mundohet të tregoje angazhimin e saj për të papunët, duke paralajmëruar një evidencë tjetër, nëpërmjet Fondit të Sigurimit Shëndetsorë të Maqedonisë, për fillimin e regjistrimit të të papunëve në këtë fond.

Lajme të ngjashme

Back to top button