Prokuroria do të hetojë kërcënimet e Milenkos

Prokuroria do të hetojë nëse ka elemente penale në statusin e Milenko Nedelkovskit në rrjetet sociale, në të cilën ai thotë se ambasada e SHBA-ve njëherë është djegur, por se në djegien e radhës nuk beson nëse do të shpëtonte ambasadori amerikan. “Prokuroria Publike e Shkupit po shqyrton dhe analizon të gjitha njoftimet dhe shkrimet, njofton Alsat M.

Në rast të gjetjes së elementeve të veprës së kryer penale, për të cilën ndiqet sipas detyrës zyrtare, prokuroria do të veprojë në përputhje me kompetencat ligjore”, njoftuan nga Prokuroria Themelore Publike.

Shkrimin e Nedelkovskit që ishte reagim ndaj intervistës së ambasadorit amerikan Xhes Bejli për Utrinski Vesnik e transmetuan edhe disa media – veprim që është dënuar nga Këshilli i etikës së medias. Ata thonë se është ri-publikim i qëndrimit me fjalor të urrejtjes.

Milenko Nedelkovski disa herë ka tërhequr vëmendjen e publikut me anë të statuseve në Facebook ku bën thirrje për siç thotë, qërim Þnal hesapesh me gazetarët tradhtarë. Përndryshe prokuroria paraprakisht refuzoi të ngre procedurë ndaj Nedelkovskit, për një qëndrim të njëjtë ku bën thirrje për gjuhë të urrejtjes dhe linçim të gazetarëve të caktuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button