Newcastle kërkon 35 milionë euro për Sissoko, skuadra angleze interesohet për të

Skuadra e Newcastle ka postuar një lajm në lidhje me të ardhmen e Moussa Sissoko. 

Ndërsa Sissoko nuk kaloi një sezon të mirë me Newcastle, të cilën ranë dhe nga Premier Liga, në Euro 2016 shkëlqeu me Francën.

Tani është e qartë që Sissoko do të largohet nga St James’ Park këtë verë, ndërsa Arsenal interesohet për lojtarin.

Sipas raportit, Newcastle kërkon 35 milionë asgjë më pak.

“Arsenal, Tottenham, Liverpoll dhe Borussia Dortmund  janë interesuar të gjithë për Sissoko-n, por akoma nuk ka ndonjë ofertë zyrtare,” shkruhet në një artikull nga Newcastle.

Nëqoftëse ndonjë skuadër paguan shumën që kërkon Newcastle atëhrë Sissoko do të bëhej lojtari më i shtrenjtë i shitur nga Newcastle. /shqiperiaime.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button