Eurodeputeti Zoran Taler dënohet me dy vite e gjysmë burg

Ish-ministri për punë të jashtme i Sllovenisë dhe ish-raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Zoran Taler, është dënuar dje me dy vite e gjysmë burg dhe dënim në para për korrupsion deri sa ka qenë deputet në Parlamentin Evropian.

Zoran Taler ka rra në grackën e gazetës britanike “Sandej Tajms”, gazetarët e të cilëve janë prezantuar si lobist dhe i kanë ofruar një shpërblim prej 100 mijë euro, për miratimin e një ligji në Parlamentin Evropian. Policia sllovene  ka ngritur padi penale kundër deputetit Zoran Taler dhe në fund të vitit të kaluar ai është pajtuar me padinë.

Formalisht me këtë ai ka pranuar fajësinë dhe dënimin në para prej 15 mijë euro, ai do t’i paguaj në klinikën për pediatri në Spitalin e Lubjanës.

Taler, do të vuaj dënimin në të ashtuquajturin vikend-burg, në kohën e vikendeve, ndërsa në pesë vitet e ardhshme nuk do të ketë të drejtë të ushtrojë funksione publike.

Lajme të ngjashme

Back to top button