FSSHM: të hënën fillon riregjistrimi i personave të siguruar

Të hënën fillon riregjistrimi i të papunëve në Fondin e Sigurimit Shëndetsorë të Maqedonisë (FSSHM), ku personat e pa punë duhet të parashtrojnë kërkesë dhe të paraqesin të hyrat eventuale të vitit paraprak, pasi ky është obligim ligjior, apeloi Xhemali Mehazi, drejtor.

‘Me qëllimtë sigurimit kontinual të personave të papunë duke nisur nga 3 shkurti deri më 31 mars, i ftojmë të vijnë dhe të riregjistrohen. Ky obligim detyrohet për ata që janë regjistruar në 2013-ën, dhe duhet të riregjistrohen në njehsitë rajonale të Fondit në vendin ku jetojnë’ tha Mehazi.

Personat që nuk e respektojnë afatin e caktuar për riregjistrim do tu mohohen disa të drejta të sigurimit.

‘Për ata që nuk arrijnë në kohë, riregjistrimi vazhdon pas 31 marsi, por në këtë rast do të kenë ndërprerje të sigurimit shëndetësorë’ tha Mehazi.

Riregjistrimin duhet ta bëjnë 243.000 qytetarë të siguruar. Më shumë informacione mund të merrni në 080033222./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button