RDK-ja, Bejta i ka paguar shoferit të tij për shërbime konsultative

RDK-ja, nëpërmjet një komunikate, ka akuzuar kryetarin e Gostivarit Nevzat Bejta, se ka keqpërdorur pozitën e tij kur ishte ministër i pushtetit lokal.

“Revizioni shtetëror e cilëson punën e Bejtës si ministër i pushtetit lokal, si tepër negative dhe jep rekomandime organeve pëgjegjëse të konstatojnë përgjegjësin e tij, por në një vend ku nuk fuksionon shteti juridik, raporti i Revizionit shtetëror nuk ka marrë përgjigjen e merituar”, thuhet në komunikatën e RDK-së.

Nëpërmjet komunikatës së saj, RDK-ja, prezanton shkeljet ligjore të bëra nga Nevzat Bejta si ish ministër i pushtetit lokal.

“Gjatë vitit 2012 N.Bejta si ministër i pushtetit lokal në mënyrë antiligjore në kundërtishtim me nenin 25 të ligjit për organizimin e organeve të administratës i transferon 90 milion denar bashkë-partikaut të tij në komunën e Çairit”, thuhet në komunikatë. 

Skandalin e  radhës, RDK-ja e adreson  në faktit së Bejta në mënyrë antiligjore ka lidhur kontrata autoriale me shoferin e tij, shefin e kabinetit dhe administratorët e angazhuar në kabinetin e tij.

“Krahas pagave të rregullta që i ka realizuar ky staf, Bejta për shërbime konsultative i ka paguar shoferit të tij dhe shokëve të tij edhe 2.157.000 denar në mënyrë antiligjore në kundërshtim me ligjin për vepra autoriale”, thotë RDK-ja. 

RDK-ja, konsideron se “kulminacioni i anarkisë menaxheriale të këtij zyrtari është fakti se në vitet 2011-2012 është i vetmi zyrtar që nuk ka zbatuar variantën elektronike të furnizimeve publike me të cilin veprim ka pamundësuar menaxhimin efikas dhe konkurues të furnizimeve publike duke shkaktuar dëme të mëdha institucionit në fjalë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button