CIVIL promovon publikim gjithëpërfshirës për “#ZgjedhjetëLira”

CIVIL organizon ceremoni mbyllëse dhe promovim të publikimit, në korniza të projektit “ Zgjedhje të lira për qytetare(ë) të lirë, me 12 korrik ( e martë), në Hotelin Opera House, me fillim nga ora 11.

Ngjarja e shënon fundin e projektit të mbështetur nga Ministria për Punë të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, që filloi me 1 qershor të vitit 2015, dhe mbaroi me 30 qershor të vitit 2016.

“Qëllimi i projektit është sigurimi i bazës për vëzhgim afatgjatë dhe analizë të proceseve politike dhe shoqërore të lidhura me zgjedhjet, në veçanti e drejta për votim, dhe të drejtat e njeriut, dhe të drejtat në tërësi. Gjithashtu, projekti paraqet burim për arsimimin qytetar, rritjen e vetëdijes dhe kyçjen e qytetare(ë)ve  që të sigurohen zgjedhje të lira. Publikimi, si një nga rezultatet e projektit, do t’i paraqet raportimet dhe analizat nga gjetjet tona dhe të aktiviteteve hulumtuese në korniza të projektit. Ne besojmë se ky projekt, i cili është komplementar me projektin PËRPARA,  i cili për momentin po realizohet, i mbështetur me mjete gjermane nga Pakti për stabilitet, është shumë i suksesshëm dhe se publikimi, gjithashtu i pasqyron të gjitha orvatjet tona në 12 muajt e fundit. Si dokument, publikimi, me siguri se do të shërbehet si rekomandim i rëndësishëm dhe burim i të dhënave për shoqërinë qytetare, partitë politike dhe bashkësinë ndërkombëtare në kornizat e tentimeve për krijimin e kushteve për zgjedhje të lira, si dhe të kontribuojë për procesin e tejkalimit të krizës politike në vend”, thonë nga CIVIL.

“ Zgjedhje të lira: Kusht për të cilin nuk ka negociata!

ZHVESHJA E REALITETIT TË SHËMTUAR POLITIK NË MAQEDONI

Publikimi “ Zgjedhje të lira: Kusht për të cilin nuk ka negociata” në botim të CIVIL- Qendrës për Liri, është botim special  tre- gjuhësore në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze për punën e rëndë një-vjetore të ekipit të projektit, raportuesve dhe vëzhguesve nga tereni i CIVIL, si dhe të ekspertëve të lartë nga Maqedonia, Kroacia dhe SHBA, të sublimuara në 180 faqe të raportimeve dhe analizave, për qindra aktivitetet të cilat ishin pjesë përbërëse e projektit “Zgjedhje të lira për qytetarë të lirë” (Free Elections for Free Citizens),  të realizuar në periudhën qershor 2015 – qershor 2016.

Edhe pse zgjedhjet e lira janë pjesë e përditshmërisë së qytetare(ë)ve në shtetet e civilizuara, pamja e shëmtuar e skenës politike të Maqedonisë dhe paligjshmëria dhjetëvjeçare që u rrit në kolaps të plotë të shtetit juridik dhe të hororit  të institucioneve të kidnapuara në nivel qendror dhe lokal( si VMRO-DPMNE, ashtu edhe, me ndarjen e kulaçit, dhe nga partneri “tender” i tyre, të dëgjueshmit BDI) kërcënohet ta shtyjë Maqedoninë në pamundësi e cila do ta kërcënojë edhe mbijetimin e saj si shtet, në mënyrë të pashmangshme kërkonte nga sektori civil, diagnozë të gjendjeve , ti tregohen publikut dhe të përdoren në mënyrë të drejtë “ilaçet e hidhura për plagët e hidhura”. Maqedonia është shtet i infektuar,  të cilit i duhet shërim i gjatë pro- demokratik dhe detoks i pashmangshëm i publikut të helmuar  për një dekadë nga mediat e dirigjuara dhe nga tradhëtarët e profesionit të gazetarisë, prandaj  CIVIL u kap për një detyrë të  jofalënderueshme , të jep kontributin e vet në çlirimin e shoqërisë klienteliste, maksimalisht të partizuar dhe të qytetareve dhe qytetarëve  të frikësuar  deri në palcë, përmes qasjes multidisciplinuese në krijimin e klimës për mundësimin e zgjedhjeve fer, të lira dhe demokratike në të cilat do të respektohet dëshira e qytetarëve.

Gjatë projektit, në CIVIL arritën mbi njëqind raportime nga vëzhguesit afatgjatë, mbi 300 paraqitje dhe mesazhe nga qytetarë përmes postës elektronike, rrjeteve sociale ose onlajn- formularit për paraqitje të shkeljeve  të së drejtës votuese ose për keqpërdorime tjera, ndërsa mbi 600 qytetarë  në komunikim të drejtpërdrejtë me ekipin e CIVIL, treguan shembuj të shtypjeve direkte dhe të diskriminimit në bazë të përkatësisë politike! Projekti dhe publikimi paraqesin  zbulimin e gënjeshtrave dhe zhveshjen “deri në asht” të pushtetit jo- demokratik të maskuar në barok, i cili pa skrupull i shfrytëzon të gjitha mjetet që të abuzojë me pushtetin dhe fuqinë e fituar në zgjedhje të manipuluara, pamëshirshëm i shpenzon paratë e qytetarëve duke e kërcënuar ardhmërinë e brezave të ardhshme, dhe në mënyrë të ashpër  i ndëshkon të gjithë që mendojnë ndryshe, duke krijuar armiq, tradhtarë dhe spiunë në të gjitha sferat e shoqërisë,  me qëllim të defokusohet publiku nga teposhtëza e Maqedonisë në plan politik, ndëretnik dhe ekonomik.

Analizat dhe raportimet e ekspertëve nga ekipi i CIVIL nga Maqedonia – d-r Sasho Ordanski, Sandra Gavriloska, Xhabir Deralla, Goran Naumovski, Petrit Saraçini, nga Kroacia – Aleksandra Joziq- Ilegoviq dhe Dragan Zeliq (GONG), dhe këshilltarja speciale nga SHBA Heder Roberson Gaston, janë të bazuara mbi qindra faqe materiale, të punuara nga ekipi i projektit, bashkëpunëtorët, ekipet vëzhguese, në të cilat për çdo ditë, me përkushtim, në mënyrë aktive punuan rreth pesëdhjetë anëtarë, si dhe mbi tekstet, fotografitë dhe mbi 150 video- materialet e prodhuara ( intervista, deklarata të bashkëbiseduesve relevantë, anketa me qytetarë, reportazhe) të CIVIL, në një vend, në teren,  në tërë Maqedoninë.

Si shtojcë speciale e publikimit  tre gjuhësor, është pregatitur edhe DVD në të cilën janë të paraqitura një pjesë nga përmbajtjet që e shënuan projektin “ Zgjedhje të lira për qytetare dhe qytetarë të lirë”, të cilat zgjuan interesim të madh të publikut në Maqedoni dhe të opinionit më të gjërë, të diplomatëve të huaj dhe të organizatave të vendit dhe të huaja për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Publikimi “ Zgjedhje të lira: Kusht për të cilin nuk ka negociata” është tregim i pikëllueshëm për derexhenë në të cilën, të mjerën Maqedoni  e shtyu regjimi aktual i Nikolla Gruevskit dhe Familjes. Por, mos e vritni lajmëtarin! CIVIL – Qendra për liri, vetëm e tregoi pasqyrën e vërtetë të realitetit të Maqedonisë, duke i zhveshur gënjeshtrat e shtresuara, përmes shembujve të shumta, prej burimeve të drejtpërdrejta nga qytetarët e padrejtësuar. Publikimi  është literaturë e pashmangshme për të gjithë ata të cilët ende besojnë se Maqedonia  mund të kthehet në rrugën e drejtë dhe se gjeneratat e ardhshme të cilat do të mbeten të jetojnë në të, do ta kthejnë krenarinë dhe nuk do të turpërohen nga ajo që po u ndodh dhe që i rrethon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button