Gruevski i përgjigjet Markut, “Fusha e Lukovës” ose anulohet ose do të ridefinohet

Julijeta Marku, deputetja e zonës së Dibrës  gjatë seancës parlamentare iu drejtua Gruevskit me pyetjen: “A ekziston një projekt i quajtur Fusha e Lukovës apo jo, a është projekt real apo ideor”?

Në pyetjen e shtruar nga deputetja e zonës së Dibrës Lulijeta Marku, që njëkohësisht,ezauroi pasojat e projektit “Fusha e Lukovës“, ajo iu drejtua Gruevskit, “I nderuari kryeministër ditë më parë ju deklaruat se projekti “Fusha e Lukovës  nuk do të realizohet nëse është në dëm të banorëve lokal dhe vendeve fqinje . Dibranët kudo që janë shprehen shumë të shqetësuar për rrjedhën e lumit Radikë.  Radika është  degë kryesore e liqenit të Dibrës , i cili është bërë mbi fushën më pjellore të Dibrës mbi Fushën e Udovës e cila u është marrë dibranëve për të bërë HEC “Spile” me një kompensim  minimal ku ka pasur  marrëveshje që të bëhet sistemi i vaditjes nëpërmjet gypave që toka e thatë  të ujitet”.

Në fjalën e saj deputetja, Julieta Marku, tha se “sot  e kësaj dite ky sistem nuk është realizuar dhe bujqit dibran nuk kanë tokë pjellore, por kanë vetëm tokë të thatë. Nëpërmjet projektit “Fusha e Lukovës”, Qeveria dëshiron për të dytën herë të bëjë devijimin e lumit Radikë. Ky lum është më i miri në Ballkan, kjo ide është e papranueshme për banorët e Dibrës. Ne dibranët kudo që jemi e shohim këtë projekt me pasoja shumë negative dhe afatgjate sidomos në  ekosistemin dhe biodiversitetin e lumit”. 

“Ky projekt do të ndikoj në aspektin ekonomik, sepse në këtë pjesë mund të zhvillohet turizmi malor deh ai i banjave termale. Liqeni i Dibrës shfrytëzohet për relaksim për të gjithë dibranët dhe mërgimtarët dhe sport, ku KK “Dibra” ka numër të madh të kajakistëve dibran. Me devijimin e lumit Radikë ky liqen do të kthehet në moçal” theksoi në seancën parlamentare Julijeta Marku.

Gruevski duke u  përgjigjur në  pyetjen e Markut  tha se Qeveria asnjëherë deri më tani e as në të ardhmen nuk do të bëjë projekte, me të cilat do të dëmtojë qytetarët dibran. Qeveria e Maqedonisë projektin e mendon në bashkëpunim me Bankën Botërore.

“Para se të merret vendim përfundimtar duhet të bëhet studim ekologjik, në të cilën do të shihet nëse do të ketë dëme mbi mjedisin jetësor në këtë rajon. Nëse studimi ekologjik tregon se dëmtohet ambienti dhe qytetarët dibran dhe fqinjët, do të përmbahemi nga ky projekt ose do ta ribëjmë. Nëse me të vërtetë tregohet se ka probleme, normalisht projekti ose do të anulohet, ose ridefinohet, respektivisht do të eliminohen krijuesit e mundshëm të çfarëdo dëmi”,  theksoi Gruevski.

Lajme të ngjashme

Back to top button