Fillon edicioni i katërt i Festivalit “Vera e Kulturës Tetovare”

­ Duke filluar nga sot deri më 25 korrik të këtij viti, fillon edicioni i katërt i festivalit “Vera e Kulturës Tetovare 2016”, në kuadër të së cilit, do të shfaqet një puhizë të pasur artistike dhe kulturore. Koncerte klasike dhe korale, teatër në rrugë, projeksione filmi, aktivitete sportive, rruga e ombrellave si dhe koncerte të yjeve muzikore janë vetëm një pjesë e përzgjedhjes artistike, që për vizitorët do të ofrojnë freski dhe emocione të pafund në këto netë të nxehta verore.

Vera e Kulturës Tetovare 2016, promovon diversitetin, rrit kreativitetin, dhe ofron mundësi të pafund për ngritjen e krenarisë urbane në qytetin e Tetovës. Hapja e festivalit, është e paraparë për sonte në ora 20:00 në hapësirën para Pallatit të Kulturës në Tetovë, me koncertin Koral të Ansamblit Vokal SIMBIOZA nga Shkupi, Talentëve të rinj tetovarë si dhe korit të grave MENDADA ngaTetova.

Ditën në vijim aktivitete të ndryshme do të vërshojnë rrugët dhe rrugicat e qytetit përmes këngës, pikturës, filmit dhe gjinive të ndryshme që praqesin formë moderne të shprehjes së lirë artistike.

Të martën, Kinemaja në Rrota dhe programi i pasur për fëmijë në rrugën pas Qendrës për Kulturë, për të vazhduar më tej me 13, 14 dhe 15 korrik me aktivitetin Ditët e Filmit spanjol, aktivitet ky i cili realizohet në partneritet me Ambasadën e Mbretërisë spanjole në RM.

Tingujt e muzikës qytetare do të zbresin ditën e shtunë më 16 korrik në Çaj Bahçen e Tetovës, kurse më 17 korrik ditën e diel në Sheshin Iliria do të orghanizohet spektakli sportiv në bosks ku do të mbrohen dy tituj kampional në konkurencën GBA (German Bxing Association). 18, 19 dhe 20 korik janë datat e Rrugës së Ombrellave, ku me të rinjtë do të mund të shijojnë performancat e Baboo Darabuka, Jericho Ofchestra Band si dhe shume grupeve muzikore dhe DJ tetovar.

Nga data 21 deri më 25 korik, Vera e Kulturës Tetovare ngrit siparin e saj në Sheshin Iliria ku do të performojnë emra të njohur të muzikës shqiptare si: grupi Miunatori, Elita 5 dhe Alban Skenderaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button