Tetovë, për hapjen e bulevardit do të rrënohen 19 objekte

Komuna e Tetovës do të blejë 3.300 metra katrorë tokë dhe më pas do të rrënohen 19 objekte që të hapet bulevardi “Bllagoja Toska”, në drejtim të spitalit. Vendimi për të ndarë 20 milion denarë nga buxheti i vitit 2014 për shpronësimin e tokës në baza të ndryshme, është miratuar në mbledhjen e shtatë të Këshillit komunal të Tetovës.

Në mbledhjen e Këshillit komunal, është miratuar propozim programi për rregullimin e tokës ndërtimore dhe veprimtari komunale, për vitin 2014. Nga buxheti komunal janë paraparë 350 milion denarë për rregullimin e tokës ndërtimore, për mirëmbajtjen e ndriçimit publik si dhe për ndërtimin dhe rikonstruimin e rrugëve.

Deri në fund të vitit është paraparë që të rikonstruohen disa rrugë në qytetin e Tetovës. Miratimi i këtij propozim programi ka nxitur edhe reagimin e këshilltarëve opozitar. Ata kërkuan sqarime për mospërfshirjen e disa rrugëve në këtë program.

Për rrugët të cilët nuk janë përfshirë në planin e rikonstruimit, udhëheqësi i sektorit, Demiri, ka sqaruar se , në këtë program nuk janë përfshirë rrugët të cilët kanë probleme pronësore juridike.

Lajme të ngjashme

Back to top button