Regjistrimi dhe çregjistrimi i të siguruarve prej nesër online

Të gjitha ndërmarrjet prej nesër detyrimisht duhet ta përdorin shërbimin elektronik – regjistrim dhe çregjistrim të sigurimit shëndetësor përmes ueb portalit të Fondit për Sigurim Shëndetësor të Maqedonisë.

Drejtoresha e FSSHM-së, Maja Parnarxhieva Zmejkova, deklaroi se shërbimi elektronik për ndërmarrjet është vendosur në dhjetor dhe ato regjistrimin dhe çregjistrimin e të punësuarve dhe familjeve të tyre, në vend në shërbimet rajonale të Fondit, mund ta bëjnë nga zyret e veta për çka duhet të kenë person të autorizuar i cili ka kartelë aktive elektronike shëndetësore dhe lexues i cili kushton rreth 600 denarë.

“Në Maqedoni ka 75.500 ndërmarrje prej të cilave 70.000 janë aktive. Gjendja nuk është e kënaqshme sepse deri më tani ka 2.000 ndërmarrje të cilat kanë parashtruar autorizim dhe të cilat kanë filluar ta përdorin këtë mjet. Kjo është përqindje e vogël në krahasim me 70.000 ndërmarrjet aktive. Megjithatë, ka qytete të caktuara ku të dhënat janë inkurajuese. Për shembull në Strumicë mbi 20 për qind, ndërsa në Manastir rreth 12 për qind e ndërmarrjeve tashmë e përdorin atë platformë, ndërsa qytetet e tjera mbesin pas”, theksoi Parnarxhieva Zmejkova.

Ajo u bëri thirrje të gjitha ndërmarrjeve që në kohë sa më të shpejtë të parashtrojnë vetëm një autorizim nga i punësuari i vet i cili ka kartelë elektronike në mënyrë që të mund të regjistrohet në ueb portalin e Fondit dhe me atë rast të mos vijnë në shërbimet rajonale dhe të bëjnë regjistrime dhe çregjistrime.

Lajme të ngjashme

Back to top button