Foshnja pa shenja jete e gjetur në një tualet në Tabanoc, ka qenë e lindur e gjallë

Rezultatet e autopsisë të foshnjës së gjetur pa shenja jete në shportën e mbeturinave të njërit nga tualetet në vendkalimin kufitar në Tabanoc,  kanë arritur në Prokurorinë Publike të Kumanovës, njofton Portalb.

Sipas tyre, studentja T.I. (23) nga Shkupi, foshnjën e ka lindur të gjallë dhe më pas ajo e ka gjuajtur dhe ka ndërruar jetë. Studentja në fjalë do të përgjigjet për vrase të fëmijës gjatë lindjes, ndërkaq ajo në polici është mbrojtur me fjalët se nuk e ka ditur se është shtatzënë.

29 mars të këtij viti, studentja në fjalë ka qenë duke shkuar në ekskursion me kolegët e saj dhe derisa kanë pritur në autobus që të kalojë kontrolli i pasaportave në vendkalimin kufitar Tabanoc, ajo ka ndjerë dhimbje të mëdha në bark dhe ka shkuar në tualet. Atje ka lindur dhe e ka gjuajtur foshnjën në shportë të mbeturinave në njërin prej tualeteve dhe më pas e ka fshehur me letra, transmeton Portalb.

Pastaj është kthyer në autobus dhe ka vazhduar udhëtimin. Pasi që i është përkeqësuar gjendja shëndetësore, ajo ka qenë e pranuar në repartin gjinekologjik në Pragë të Çekisë.

Fillimisht, foshnjën e vdekur e ka parë higjienistja, ku në mëngjesin e 29 marsit kur ka arritur në punë, në dyshemenë e tualetit ka vërejtur gjurmë gjaku dhe duke i ndjekur ka arritur deri te tualeti, ku në shportën për mbeturina e ka gjetur foshnjën e porsalindur të vdekur.

Përndryshe, studentja T.I është arrestuar pas përfundimit të ekskursionit, më 18 prill të këtij viti. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button