fbpx

UEFA: Ky është lojtari i ri më i mirë në Euro 2016 (Foto)

Mesfushori i Portugalisë, Renato Sanches është shpallur lojtari më i mirë i ri i Euro 2016.

Ai e fitoi çmimin “SOCAR Young Player of the Tournament” në Evropianin e mbajtur në Francë, çmim ky që ishte i hapur për të gjithë lojtarët pjesëmarrës të lindur pas 1 janarit 1994.

Për këtë çmim kanë vendosur shefi teknik i UEFA-s, Ioan Lupescu, ish-trajneri i Manchester Unitedit Sir Alex Ferguson dhe Alain Giresse, raporton Uefa.com.

18 vjeçari e mposhti në konkurencë direkte bashkëlojtarin e tij tani te Bayern Munichu, Kingsley Coman, dhe bashkëlojtarin te Portugalia, Raphael Guerreiro, i cili së fundmi është transferuar te Dortmundi.
Renato Sançez
Renato Sançez
Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close