fbpx

Zgjedhje të parakohshme edhe në Qendër

Jadranka Kostova, kolumnë – “Aparteidi portokalli”, Fokus
Në kushte të aparteidit partiak në vepër, kura paraja i lëviz pionët e pushtetit, mbetet e paqartë se pse opozita beson se ndryshimet e dakorduara në ligjin zgjedhor janë garanci për fer zgjedhje.

Ramadan Ramadani, kolumnë – “ Pit…dhe kjo është Maqedonia”, Fokus
Aq janë të shtrembëruara punët në vend sa që me siguri po afrohet koha të cilën do ta shenjësojnë aforizma të shkëlqyera, grafiti dhe thënie. Thënie me të cilat rrjedhshëm do të mundet të përshkruhet gjendja në të cilën gjendet shoqëria, vendi dhe shteti por të cilat do të shfrytëzohen shtrembër. Pikërisht si edhe vet gjendja.

Sinoliçka Trpkova, kolumnë – “ Pra të huaja për “ të varur” të vendit” “, Fokus
Çdo gjë që duket evropiane, nuk do të thotë se është evropiane, sidomos te ne, ku çdo gjë është ndryshe nga ajo që paraqitet. Këtë mësim duhet ta dinë të huajt.

Vasil Mickovski, kolumnë –“ Biznesmenë gazetarë? Jo, regjimi nga gazetarët krijon raste sociale dhe falimentues”, Fokus
Një numër i madh gazetarësh të cilët janë të orientuar me kritikë ndaj qeverisë ose janë të vlerësuar s sipas disa bazave nuk i shpërndajnë vlerat dhe qëllimet e njëjta me regjimin, u shndërruan në brigadë në armatën e të varfërve.

Todor Pendarov, kolumnë- “ Etika ballkanike gazetare”, Utrinski Vesnik
Te ne me vite dihet se cilët “gazetarë” kanë firmat e tyre ose organizata joqeveritare përmes të cilave punojnë legalisht, por pak pa etikë. Gjeni së paku një shtet në Evropë ku gazetari është redaktor në televizion dhe redaktor në medium të shtypit.

Gordan Georgiev, kolumnë –“Zgjedhje të parakohshme në Qendër”, Utrinski Vesnik
Me fitore të re për  Këshilli ne Qendrës dhe shumicë të fuqishme të partive opozitare, paraburgimi i Shipoviqit do të bëhet i pajustifikuar.

Erol Rizaov, kolumnë – “ Të lirohet Kezharovski”, Utrinski Vesnik
Edhe gjatë kohë do të mbetet sekret pyetja se vallë Kezharovski është i gjykuar për atë tekst që e shpien në burg, ose për ndonjë tekst krejtësisht tjetër, të publikuar më vonë.   Ndoshta një ditë sekreti do të zbulohet, vetëm se nuk dihet sa do të jetë kjo interesante.

Daniela Trpçevska, editorial – “Ngatërrim burgu”, Utrinski Vesnik
Gjyqi i lëshon, burgu i kërkon, MPB i arreston të akuzuarit që shëtisin në liri, e kompetentët heshtin.

Antonio Spasev, kolumnë –“ Maqedonasit kapën peshkun e artë” Dnevnik
Trajko dhe Petko u përleshën në mes të liqenit se kush i pari të mendojë dëshirë. Peshku vdiste në barkë. Dhe kështu, për herë të parë në historinë e peshqve të artë, së pari peshkatarët ia kanë plotësuar dëshirën peshkut.

Dragan Nikolovski, koment – “ Antiqi na bëri krenar”, Dnevnik
Rezultatet jehojnë anembanë. Tingëllojnë gjatë fitorja, kupa, mirënjohja. Sporti nuk njeh kufi. E tërheq kujdesin e rivalëve më të mëdhenj. Këtë ndjenjë krenarie ditëve të fundit na e krijoi Antiqi.

Lajme të ngjashme

Back to top button