Shkup, manifestim për 20 vjetorin e Fondacionit “Dituria”

Dje në Shkup u mbajt manifestimi i 20 vjetorit të Fondacionit “Dituria” dhe hapja e Konferencës së dytë ndërkombëtare me temë “Trendet Bashkëkohore në Sistemin Filozofik” në kuadër të përvjetorit të këtij fondacioni, raporton Anadolu Agency (AA).

Në manifestimin e mbajtur në një hotel të kryeqytetit të Maqedonisë, Shkup morën pjesë zv/kryeministri i Maqedonisë, Festim Halili, Ministri i Drejtësisë të Maqedonisë Valdet Xhaferi, Ministri pa Resor Furkan Çako, kryetari i Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta, akademikë, përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe shumë të ftuar të tjerë.

Musa Musai, drejtori i Fondacionit për shkencë dhe kulturë “Dituria” në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së theksoi se e shënojnë manifestimin e 20 vjetorit të veprimtarisë së fondacionit.

Më tej Musai duke treguar se kanë dëshiruar që 20 vjetori i themelimit të fondacionit të fitoj peshë tha se kanë organizuar një konferencë ndërkombëtare.

“Kjo është konferencë kombëtare e dyta me radhë në të cilë marrin pjesë profesorë eminentë të fushës së filozofisë, mendimit. Është një segment i rëndësishëm i veprimtarisë së fondacionit. Edhe aspekti shkencor kulturor në kuadër të së cilës kemi fushën e botimeve kemi edhe aktivitetet tjera përkrahëse me punën studentore, me trajnime të ndryshme. Dituria përmes kësaj dëshmon që akoma është e vendosur në përkrahjen e dijes”, u shpreh Musai.

Nga ana tjetër profesori i Universitetit Istanbul Fatih Sultan Mehmet, Prof. Dr. Alparslan Acikgenc, kujtoi se edhe para 5 viteve kishte marrë pjesë në pjesën e parë të kësaj konference.

Ai duke treguar se konferenca do të jetë në lidhje me filozofinë e shkencës, tha se “Në këtë konferencë do të bisedojmë se si mund të mbështesim vendosjen e të kuptuarit shkencor në shtet të cilat janë duke marrë hapa në aspektin e zhvillimit shkencor. Në këtë kuadër debatojmë problemet të ndryshme”.

Në konferencën dy ditore me temë “Trendet Bashkëkohore në Sistemin Filozofik” do të ligjërojnë akademikë nga Turqia, SHBA, Kanada, Austria, Indonezija, Malajzia si dhe nga vendet e rajonit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button