Payet flet për lëndimin që i shkaktoi Cristiano Ronaldos

Ylli i West Hamit, Dimitri Payet ishte pjesë e një prej momenteve kyçe në ndeshjen e mbrëmshme kundër Portugalisë.

Ishte pikërisht Payet ai që e lëndoi Cristiano Ronaldon në një ndërhyrje në pjesën e parë, për ta detyruar atë të largohet nga fusha në minutën e 25, por ai është shprehur pas takimit se nuk ishte qëllimi i tij që ta lëndonte Ronaldon, transmeton Koha.net.

“Jo, ishte thjeshtë një duel, kjo ishte e tëra. E mora posedimin dhe nëse e lëndova atë nuk ishte e qëllimshme. Nuk është në natyrën time që të jem djal i keq në fushë. Nuk ka asnjë dyshim për këtë”, është shprehur Payet, raporton Goal, transmeton Koha.net.

Franca mbrëmë u mposht nga Portugalia në finale të Euro 2016, dhe për këtë Payet është shprehur shumë i zhgënjyer.

“Ne jemi të zhgënjyer. Ne lamë gjurmë, kishim posedimin dhe shanset më të mira, por na mungonte goli që e ndryshonte situatën. Në pak raste që patën ata ia arritën të shënojnë. Një gol vendosi gjithçka, gol që ne nuk mund ta shënonim ne. Portugezët ishin më efikas. Është pothuajse si ne kundër Gjermanisë, por në anën e kundërt”, ka thënë Payet.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button