Veljanovski nesër shpall zgjedhjet presidenciale

Presidenti i Kuvendit, Trajko Velanoski ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme do t’i shpallë zgjedhjet e ardhshme presidenciale si dhe do ta publikojë datën për mbajtjen e tyre. 

“Obligueshmëria kushtetuese e kryetarit të Kuvendit është që t’i shpallë zgjedhjet. Në rastin konkret kemi zgjedhje të rregullta presidenciale të cilat duhet të mbahen nga 12 marsi deri më 12 maj, kurse unë nesër më 1 shkurt do t’i shpallë ata dhe do ta caktoj datën se kur do të mbahen ata”, tha Veljanoski. 

Sa i përket pyetjes nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, Veljanoski ka thënë se kjo nuk është në përgjegjësinë e tij. 

“Nëse vendoset për zgjedhje parlamentare të parakohshme, fillimisht duhet që Kuvendi të vetëshpërbëhet, dhe pastaj të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Në këtë moment mund të them se nesër do të shpallen zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, tha Veljanoski.  

Lajme të ngjashme

Back to top button