Tetovë, kafshë të ngordhura afër shtëpive

Banorët e një lagjeje në afërsi të Universitetit të Tetovës në alarm. Rreth 20 metra larg shtëpive të tyre, në një gropë të hapur nga ferma e kafshëve të shkollës së mesme bujqësore, hidhen kafshë të ngordhura si derra, lopë dhe qen. Nga era e keqe që kundërmon në këtë lagje, banorët nuk i hapin dot as dritaret, ndërsa kanë frikë nga paraqitja e ndonjë epidemie. Ata shpjegojnë se shpesh herë copë kafshësh të ngordhura që i sjellin qentë endacak, përfundojnë nëpër oborret e tyre.

Ekipi i televizionit Alsat-M tentoi që të kontaktojë edhe me drejtuesit e shkollës së mesme Mosha Pijade në Tetovë, por pa përgjigje. Ndërkaq nga inspektorati komunal për mjedisin jetësor, theksuan se do të gjejnë zgjidhje për këtë problem.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button