Ja çfarë i bën djersa lëkurës tuaj

Djersa është një fenomen i pashmangshëm në stinën e verës. Momentet kur ju djersitni janë vërtet të pakëndshme, por lind pyetja: A është djersitja gjë e mirë për lëkurën tuaj?

Dermatologu Neal Schultz thotë se djersa është një faktor i mirë për lëkurën. Ajo ndihmon për të pastruar poret, për të freskuar lëkurën dhe për të vrarë bakteret e këqija në lëkurë. Por në qoftë se nuk kujdeseni për lëkurën gjatë verës atëherë do të keni probleme serioze me djersën dhe aromën e pakëndshme që ka.

Një problem kryesor është irritimi. Sipas Schultz, djersa mund të shkaktojë skuqje në lëkurë dhe parehati. Ajo mund të shkaktojë aromë të keqe për shkak të baktereve që krijohen nga lagështia, për këtë arsye duhet të laheni me ujë dhe të përdorni deodorantët e posaçëm. /albeu.com/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button