Pacolli: Minoritetet mund të provokojnë krizë politike

Zëvendëskryeministri i parë, Behxhet Pacolli, nuk beson se minoritetet do t’i braktisin institucionet e Kosovës, pavarësisht paralajmërimeve të ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenaq Rashiq, i cili ka thënë se një gjë e tillë do të ndodhë nëse kërkesa e tyre refuzohet për vendet e rezervuara në Kuvend.

Megjithatë, Pacolli ka pranuar se nëse do të ndodhte një gjë e tillë do të mund të provokonte një krizë politike në vend, transmeton epoka e re.

Ai është shprehur i bindur se vazhdimi i këtyre ulëseve edhe për një mandat nuk do të krijonte ndonjë problem për Kosovën. 

Lajme të ngjashme

Back to top button