Përse dashuritë e mëdha shkatërrohen

Shumica e martesave që ju duken të lumtura, në realitet janë ndryshe.

Bashkëshortët e maskuar shumë mirë janë mësuar që të buzëqeshin kur ndodhen në publik dhe të aktrojnë martesën e harmonishme, ndërkaq në të vërtetë kanë një milion problemesh. Andaj, herën tjetër mos u befasoni kur të dëgjoni që është shkatërruar edhe një familje e lumtur.

Shkaqet për prishje martese janë të shumta, shkruan Telegrafi, mirëpo kryesisht janë femrat ato që iniciojnë divorcin dhe i kthehen së ardhmes më të mirë.

Nuk është më argëtues
Kur jeni njohur, keni qenë të rinj dhe të pabrenga. Shumicën e kohës e keni kaluar duke u argëtuar dhe duke fantazuar për të ardhmen. Të shumtën e rasteve secili çift që bëhet me fëmijë e kupton se nga ai moment kur do të ballafaqohen me përgjegjësinë prindërore, nuk do të kenë më argëtime.

Seksi gjithnjë e më i rrallë dhe rutinë
Pothuajse nuk ekziston njeri i cili është i martuar, që së paku herë pas herë të mos jetë ankuar për problemin e këtillë. Puna, fëmijët dhe mirëmbajtja e shtëpisë janë të lodhshme. Nganjëherë seksi është gjëja e fundit e cila ju bie në mend në fund të ditës së lodhshme. Nuk është e thënë se kjo është e drejtë, mirëpo thjesht është kështu. A është kjo vërtet arsyeja e vetme për divorc? Nuk është zgjidhje e mirë të jeni të martuar ndërkaq të mos ketë seks, mirëpo mund të planifikoni diç romantike, të shkoni në vikend dhe të ikni nga obligimet dhe t’u ktheheni epsheve të vjetra.

Mashkulli nuk është më në vend të parë
Natyrisht që nuk është kur janë të pranishëm fëmijët. Dhe ajo ankesë vjen nga njeriu i cili i ka po ata fëmijë. Ai thjesht nuk është i pjekur dhe nuk mund të pajtohet me faktin që jeta juaj nuk sillet më vetëm rreth nevojave tuaja. Bisedoni, krijojani vetes momentet e vetmisë për ju të dy, bëni dashuri dhe pastaj bisedoni sinqerisht.

Ka humbur respekti
Pas gjithë atyre viteve të përbashkëta më nuk ju shikon si femër të pavarur dhe me vetëbesim të potë. Me fjalë të tjera, vetëbesimi juaj është zhdukur që kur nuk keni arritur ta ktheni linjën e trupit pas lindjes, ndërkaq familjen e konsideroni më të rëndësishme se karrierën. Veç kësaj, a ka mbetur ndokush pa u ndryshuar pas kalimit të pesëmbëdhjetë vjetëve të fundit? Edhe ai ka ndryshuar, mirëpo ato ndryshime nuk i vëren.

Angazhimet dhe ankimet
Fatkeqësisht, ankimet dhe pengesat në martesë shpesh mund të bëhen përditshmëri. Juve keni nevojë për ndihmë, ndërkaq ai nuk ju ndihmon. Dhe në fund ju bëheni një llomotitëse e cila vazhdimisht është e pakënaqur. Komunikimi i sinqertë është mënyra e vetme për t’i zgjidhur problemet. Uleni në kolltuk dhe fillojeni bisedën. / Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button