Obama, gati të ndërrojë kreun e NSA-së

Zëvendësohet Keith Alexander me Michael Rogers, pas skandalit “datagate”.

Barack Obama është gati të kandidojë zv/Admiralin Michael S. Rogers, si drejtorin e ri të Agjencisë për Sigurinë Kombëtare (NSA), si dhe komandant të njësisë së re të Pentagonit, që drejton operacionet kundër terrorizmit kibernetik.

Lajmi bëhet i ditur nga “New York Times”. Rogers do të marrë kështu vendin e Gjeneralit Keith Alexander, i cili ka qenë në krye të NSA-së prej thuajse 9 vjetësh, por që u vu në qendër të polemikave pas skandalit të “datagate”, të shkaktuar nga rrjedhja e informacioneve të informatorit Edward Snowden.

Lajme të ngjashme

Back to top button