fbpx

Imami i shiti 500 tonë tritol ish-deputetit të PD-së

Ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami paditet sërish. Padia e dorëzuar tashmë në organin e akuzës bën fjalë për shitjen e 500 tonëve tritol shoqërisë “BABASI COO sh.p.k”, në shkelje të normave ligjore.

Pjesë e kallëzimit është dhe ish-drejtori i Uzinës së Lëndëve Plasëse të Mjekësit, Daniel Karanxha. Sipas padisë, me urdhër të ish-kreut të Mbrojtjes i është shitur kompanisë private 500 ton tritol, më 21 maj të vitit 2013, transmeton shekulli.

Kjo shitje është realizuar nga Uzina e Mjekësit e cila nuk është e specializuar të eksportojë.

Sipas padisë argumentohet se e drejta për trajtimin e materialit ushtarak i takon ndërmarrjes “MEIKO” dhe se blerësi fillimisht duhet të autorizohet për transferimin të mallrave ushtarakë nga Autoriteti Autoritetit të Kontrollit Shtetëror të Eksporteve.

Lajme të ngjashme

Back to top button