Nga Aeroporti i Shkupit nuk realizohen fluturimet për në Stamboll

Trafiku ajror në vend mëngjesin e sotëm zhvillohet normalisht, ndërsa nuk ka ndalesa edhe për lëvizje të automjeteve në trafikun tokësor.

Në aeroportin e Shkupit “Aleksandri i Madh” mëngjesin e sotëm janë realizuar fluturimet për në Londër, Vjenë dhe Zagreb, ndërsa me pak vonesë edhe aterimet nga Vjena.

Nuk janë realizuar vetëm fluturimet për dhe nga Stambolli të kompanisë turke “Turkish Erlajns”.

Nëpër rrugët e vendit tash për tash trafiku zhvillohet normalisht, nëpër rrugë të lagështa. Nuk ka edhe ndalesa më të gjata në vendkalimet kufitare.

Lajme të ngjashme

Back to top button