Hollywoodi rikthen aktoret mbi të dyzetat

Deri para disa vjetësh nëse ke qenë aktore në Hollywood dhe ke kaluar të dyzetat, vështir se keni mundur të llogarisni në role serioze.

Por nëse shikojmë nominimet e viteve të fundit për çmim Oskar në kategori për aktoren më të mirë po shfaqen aktoret në moshë më të shtyrë si dhe hapësirën më të madhe për filma të rinj, po e kanë ato.

Rregull karakteristik në Hollywood ka qenë që aktoret të cilat kanë prekur të dyzetat i janë mbyllur shumë rrugë në industri të filmit.

Por kjo po ndryshon e në këtë kanë ndikuar shumë faktor. Në nominimet për çmim Oskar kanë qenë katër aktore që i kanë kaluar të dyzetat ndërsa e pesta i mbush këtë vit.

Janë ato Judi Dench, Cate Blanchett, Sandra Bullock, Merly Streep dhe Amy Adams. E për më shuam këta emra të lartpërmendur janë ende ndër aktoret më të kërkuara të industrisë filmike.

Lajme të ngjashme

Back to top button